
Njëzet e shtatë protestues janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas tubimit të zhvilluar më 18 qershor 2026 në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë identifikuar personat e dyshuar si të përfshirë në veprime që, sipas policisë, kanë cenuar rendin dhe sigurinë publike gjatë zhvillimit të tubimit.
Policia bën me dije se shtetasit e proceduar kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe shqetësim të rendit e qetësisë publike, duke orientuar pjesëmarrësit në tubim të lëviznin në akse të ndryshme të qytetit, përtej orarit dhe perimetrit të njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e aktivitetit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Konkretisht, janë proceduar shtetasit: G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç. Këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht. Gjithashtu, është sekuestruar dhe 1 automjet. Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme. Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit në të, që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, jashtë perimetrit të tubimit.
Lini një Përgjigje