Jashtë Kuvendit vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë, ndërsa brenda deputetët kanë nisur punimet e seancës.
Me rreth 30 minuta vonesë ka nisur këtë të enjte seanca plenare e Kuvendit.
Punimet u hapën me një minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Ndërsa deputetët kanë nisur shqyrtimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës, jashtë godinës së Parlamentit vijojnë tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Demonstruesit po përplasen me efektivët, ndërsa kërkojnë t’i afrohen godinës së Kuvendit dhe të futen në ambientet e saj.
Lini një Përgjigje