TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 22:52

“Protesta ka delegjitimuar totalisht pushtetin”, Bushati: Mediat e huaja po e masakrojnë autokratin e Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti
“Protesta ka delegjitimuar totalisht pushtetin”, Bushati: Mediat e
Analisti Andi Bushati dhe Edi Rama

Analisti Andi Bushati, deklaroi se arritja më e madhe e protestës është "delegjitimimi" i Edi Ramës në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se protestat kanë çjerrë fytyrën e Ramës në arenën ndërkombëtare, sipas tij, ndonëse pak muaj më parë atë e veçonin nga Vuçiç, tanimë gjithçka thuhet për të dy është e njëjtë.

"Për mua protesta e ka delegjitimuar totalisht këtë pushtet. Kur flas për delegjitimim, nuk them, Rama mund ta mbarojë mandatin, të rrijë me dhunë, ka kriminelët e Arubës e me radhë. Por një nga forcat kryesore të Ramës, që ka sunduar dhe vjedhur shqiptarët, e ka bërë nëpërmjet legjitimimit në arenën ndërkombëtare.

Sot po të hapësh gazetat më të mëdha dhe televizionet më të mëdha, po e masakrojnë autokratin e Shqipërisë. Ato që mund të dukeshin ëndërr, po e trajtojnë si njeri të lidhur me narkotrafikun, që ka hapur dyert e parave të drogës. Sukses i padiskutueshëm i kësaj lëvizje, është delegjitimimi ndërkombëtar i këtij pushteti. Është fakt i kryer. Në perëndim kishte njerëz qe e ndanin Ramën nga Vuçiç, sot në mediat perëndimore nuk gjen asnjë fjalë më pak ndaj Ramës sesa ndaj Vuçiç", deklaroi Bushati.

bushati rama

1 Komente

  1. S
    STUDIO

    po o nipi i SPIRO KOLEKES....BUSHAT....por edhe ti je raca e tyre....smund te kalosh ylberin dhe te na dukesh DEMOKRATIK....ka shume redesi geni ne kto pune....jemi shqiptar dhe e dime mire kte punen e genit...DARDHA bie mbi DARDHE...THOT KY KOMB

    Lini një Përgjigje