
Ata kanë vendosur që të marshojnë në drejtim të Komisariatit nr.3, atje ku mbahen edhe protestuesit e arrestuar pas tubimit të mbajtur para Kuvendit...
Ka përfunduar tubimi i qytetarëve para godinës së Kryeministrisë. Pas fjalimeve të mbajtura, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të përnatshëm.
Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe ata kanë vendosur që të marshojnë në drejtim të Komisariatit nr.3, atje ku mbahen edhe protestuesit e arrestuar pas tubimit të mbajtur para Kuvendit.
Protestuesit gjatë gjithë tubimit të sotëm, kanë bërë thirrje për lirimin e qytetarëve të arrestuar nga policia pas tensioneve para Kuvendit. Ata kanë ngritur pretendimet se po protestonin në mënyrë paqësore dhe se u provokuan nga policia, gjë që më pas solli përshkallëzimin.
Marshimi i qytetarëve në drejtim të komisariatit nr.3 është shoqëruar me thirrjet; “ju erdhi fundi” “lironi çunat” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.
Vlen të theksohet se edhe pse gjatë tubimit të mbajtur para Kuvendit pati përshkallëzim dhe dhunë, në protestën para Kryeministrisë ka vijuar i njëjti program me thirrje, pankarta dhe fjalime.
Lini një Përgjigje