Sandërlendi nuk pritet të shesë mesfushorin Granit Xhaka gjatë merkatos së verës, pavarësisht interesimit të shfaqur nga Çelsi për shërbimet e tij.
Mesfushori shqiptar me kombësi zvicerane ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të Sanderlendit në sezonin e kaluar, duke kontribuar në paraqitjen surprizë të skuadrës, e cila e mbylli kampionatin në vendin e shtatë dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Europës.
Gjatë sezonit, Xhaka regjistroi 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar një gol dhe duke dhënë gjashtë asistime. Performancat e tij të mira zgjuan interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve të “Sky Sports News”, Çelsi paraqiti një ofertë konkrete për 32-vjeçarin në fillim të merkatos së verës, por ajo u refuzua nga drejtuesit e Sunderlandit.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se një transferim i Xhakës në "Stamford Bridge" konsiderohet tashmë shumë i pamundur. Mesfushori ka vendosur të vazhdojë karrierën te Sandërlendi, ndërsa klubi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Sandërlendi e sheh Granit Xhakën si një element kyç të projektit për sezonin e ri, ku synon të jetë konkurrues si në Premier League, ashtu edhe në garat evropiane.
Lini një Përgjigje