TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 22:24

Protestuesit nuk ndalen, mbërrijn në qendër të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit nuk ndalen, mbërrijn në qendër të Tiranës
Vijon marshimi

Marshimi i protestuesve po vijon në mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të tubimit para godinës së Kryeministrisë. Aktualisht, qytetarët ndodhen pranë Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa po lëvizin në drejtim të Komisariatit nr. 3.

Ndryshe nga mbrëmjet e tjera, organizatorët kanë vendosur që marshimi i ditës së 33-të të përfundojë përpara komisariatit, ku mbahen disa prej protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me Policinë e Shtetit gjatë protestës së paradites para Kuvendit.

Teksa ecin në bulevard, protestuesit vijojnë me thirrjet "Lironi çunat", "Ju erdhi fundi", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Rama në burg, Berisha në burg", duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve dhe duke akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës.

Organizatorët kanë deklaruar se ky marshim është një shenjë solidariteti me protestuesit e arrestuar, ndërsa kanë përsëritur se tubimi i paradites para Kuvendit ishte paqësor dhe se përshkallëzimi i situatës erdhi pas ndërhyrjes së policisë.

Protestuesit pritet të ndalen përpara Komisariatit nr. 3, ku do të kërkojnë edhe një herë lirimin e qytetarëve të arrestuar gjatë zhvillimeve të sotme.

Lini një Përgjigje