
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Sipas Ngjelës, Rama e sheh veten si një mbret dhe vepron i udhëhequr nga pasioni për pushtetin, jo nga një vizion politiko-filozofik.
Në reagimin e tij, Ngjela vë në dyshim lidhjen e Ramës me realitetin shqiptar. Sipas tij, fakti që kryeministri vjen nga bota e artit ka ndikuar në mënyrën se si ai e percepton historinë dhe pushtetin politik, të cilat sipas avokatit, trajtohen prej tij si një “pikturë abstrakte”.
Ngjela shprehet gjithashtu kritik ndaj klasës politike në përgjithësi, duke e lidhur zhvillimin e vendit me korrupsionin dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit ndër vite. Në fund të reagimit të tij, ai ngre pyetje mbi të ardhmen politike të vendit dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj drejtuesve aktualë.
"Rama e di veten mbret.
Nuk ka faj, sepse nuk ecën me mendim politiko-filozofik, por me pasionin e pushtetit.
Por ja që Ramën nuk po e pranon rinia studentore, e cila është e ardhmja e Shqipërisë.
Po Edi Rama, a ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Jo, nuk ka asnjë lidhje.
Ai është piktor, dhe historinë dhe pushtetin politik i sheh si një pikturë abstrakte.
Por, çfarë do të bëjë si kryeministër?
Asgjë.
Shqipëria po ecën vetë.
Kryeministrat kanë korrupsionin dhe gëzimin ̂ e pushtetit, domethënë kënaqësinë e urdhërit dhe nënshtrimin e të tjerëve.
Por, çfarë do të bëjë Rama?
Asgjë.
Sepse tani dihet që asgjëja ka një shekull që po e drejton Shqipërinë; prandaj ne shqiptarët gjithmonë kemi ecur:
Nga asgjëja në asgjë – nëpërmjet korrupsionit; ose nga asgjëja në diçka – me anë të komunizmit.
Sepse ne po jetojmë me ato që ndërtoi komunizmi, por që ́në vitet 1992 – 1996 shumicën e tyre e shkatërroi
Partia Demokratike (Saliu) – domethënë Beogradi.
Po tani?
Tani po pritet: A do ta lejojë Ramën Franca që ky ta zhvillojë Shqipërinë?!!
Po shqiptarët, ende do vijojnë t’i durojnë këta antishqiptarë në drejtimin e Shqipërisë?", shkruan Ngjela në reagim.
Tani u kujtuat ky avoqeti te thote ndonje fjale!? E kam njohur kete trim, nuk eshte aq sa shitet. Ku e ka SPAK qe na cau menderen, ku e ka. Te gjithe keta muter sharlatane ruajne momentin si hienat te grabisin ndonje llokme ne pushtetin e ardheshem. Gerthasin te gjithe injorantet, poshte komunizmi. Ha ha ha! Pse ka dale termi majtist e djathtis? Majtizmi te con teduktature e proletariatit e majtizmi te con te diktatura fashiste. Te dyja nje emer kane, mut. Demokracia qe duket sikur ben ballancen eshte si te vesh nje kembe ne nje varke e tjetren ne varken tjeter e pak furtune te con ne shqyerje. Nga tja mbajne njerezit e varfe, nga!" Mjaft! O Shqiptare te uruar, Zoti na fali toke te bekuar. Le ter ngulim fort kembet ne te, do na ushqeje, veshe, e gezoje me mire se te tjeret. Vtem te behemi bashke e te mos kemi zili njeri tjetrin se jemi popull me shpirt e me zemer. O tani o kurre. Thirri mendjes o popull se historia nuk do ua fale. Gjithe bota i ka varret e mbreterve e ne nuk dime ku e kemi Profetin Gjergj Kastrioti, por i lutemi e perulemi "te derguarve" nga ata qe na kane shkelur me kembe.