TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2026, 18:56

Protestuesit “zbythin” Ramën, policia tërhiqet nga bulevardi dhe i hap rrugë tubimit

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit “zbythin” Ramën, policia tërhiqet nga
Zhvillimet nga protesta

Dita e katërt e protestës kundër projektit turistik në Zvërnec u shoqërua me tensione në qendër të Tiranës. Pavarësisht gardheve metalike, pranisë së shtuar të policisë dhe automjeteve të ujit, protestuesit arritën të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit u tërhoqën dhe hapën perimetrin e sigurisë të ngritur me argumentin e masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Protestuesit kanë detyruar Ramën të tërhiqet nga skenari për të penguar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, që zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë, u përdor si argument për ngritjen e një perimetri të gjerë sigurie me gardhe metalike, automjete policie dhe dhjetëra efektivë në zonën e Urës së Lanës, aty ku kalon itinerari i zakonshëm i protestave drejt godinës së qeverisë.

Megjithatë, tentativa për të kufizuar lëvizjen e protestuesve dështoi. Pas tensioneve të krijuara në terren dhe presionit të vazhdueshëm të turmës, policia u tërhoq nga pozicionet e saj, hapi kordonin metalik dhe largoi nga zona edhe automjetet e ujit, duke i lënë të lirë protestuesit të vijonin marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestuesit “zbythin” Ramën, policia tërhiqet nga

Sot shënohet dita e katërt e protestave kundër projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në Zvërnec. Edhe këtë pasdite, mijëra qytetarë, aktivistë mjedisorë, të rinj dhe familjarë u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, këtë herë protestuesit u përballën me një prani të pazakontë policore në qendër të kryeqytetit. Gardhet metalike të vendosura në kryqëzimin e Urës së Lanës, të shoqëruara nga automjete të policisë dhe mjete ujëhedhëse, krijuan bindjen mes protestuesve se po tentohej të pengohej afrimi i tyre pranë Kryeministrisë.

Për disa minuta situata u tensionua. Protestuesit u grumbulluan përballë gardhit metalik, duke kërkuar hapjen e rrugës. Më pas pati shtyrje dhe përplasje verbale me efektivët, ndërsa një pjesë e turmës arriti të kalojë përtej perimetrit të sigurisë. Presioni i vazhdueshëm bëri që policia të tërhiqej gradualisht nga pozicionet e saj.

Protestuesit “zbythin” Ramën, policia tërhiqet nga

Fillimisht u hap kordoni metalik, ndërsa pak minuta më vonë nga zona nisën të largoheshin edhe automjetet e ujit dhe mjetet e tjera të policisë. Momenti u prit me brohoritje nga protestuesit, të cilët e konsideruan tërheqjen e policisë si një fitore të protestës së tyre.

Protesta e sotme vjen në një moment kur kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Për katër ditë me radhë, qytetarët kanë dalë në rrugë duke kërkuar anulimin e investimit, të cilin e konsiderojnë një kërcënim për një nga zonat më të rëndësishme natyrore dhe turistike të vendit.

Ndërkohë, qeveria vijon të mbrojë projektin si një investim strategjik me ndikim në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë. Vetëm pak orë më parë, kryeministri Edi Rama reagoi sërish në rrjetet sociale, ku sulmoi protestuesit dhe publikoi foto nga projekte të zhvilluara nga investitorët nga Katari, duke argumentuar se investimi në Zvërnec do të sjellë zhvillim dhe jo dëmtim të mjedisit.

Pavarësisht përplasjeve të sotme, organizatorët kanë bërë të qartë se protestat nuk do të ndalen. Ata paralajmërojnë se mobilizimi qytetar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, derisa qeveria të tërhiqet nga projekti i planifikuar në Zvërnec.

policia protesta

4 Komente

  1. V
    Vk

    Populli po te doje te ben nenen! Nqs bashkohet gjithmone. Jo si lakrat e Saliut, qe i mbledh me autobuze dhe shkrehin fishekzjarre!

    1. g
      gerti

      Shfaqja me e shemtuar dhe keqperdorim e Policise sot. Donin provokim, por moren ate qe merituan. Mendoj qe mbretit i ka ardh fundi. Te shohim sa i tmerrshem eshte!!!

      1. t
        temo

        Revizionistet grek dhe agjentet jugosllav po mundohen te rrezojne liderin e koherave , vete ate, mbretin e veteshpallur te shqiptareve. Pika qe si bie. Nje hajdut me cizme , nje qelbesire, nje monster psikopat, ben sikur po thurren plane globale per ta rrezuar. Ty po te rrezon vetem maskarelleku jot, vetem babezia jote, vetem arroganca jote, paaftesia papergjegjshmeria etj etj. Nuk bere kurre shtet, por vetem cete. Qerrohu tani sa nuk eshte vone. shpeto koken dhe familjen plere.

        1. S
          Stella

          Jepini rinia e bukur Shqiptare, Edi ka punuar vetëm për menderen e vet e të Belës.

          Lini një Përgjigje