TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 22:10

“Shqipëria e Rinisë, jo e partisë”, vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria e Rinisë, jo e partisë”, vijon marshimi
Marshimi në Tiranë

Prej më shumë se 30 minutash me mijëra të rinj vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, pasi më parë qëndruan për rreth 2 orë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në ditën e 29 të protestave kundër Kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria e Rinisë, jo e partisë” ishte thirrja që oshëtinte në rrugët e kryeqytetit, teksa mijëra persona përshkruan në këmbë rrugën e Myslym Shyrit, për të vijuar në drejtim të rrugës Muhamet Gjollesha.

“Rama jepe dorëheqjen”, tashmë e kthyer në një refren për protestuesit, pasohej nga thirrja tjetër “Ju erdhi fundi”, që i drejtohet të gjithë klasës politike në vend.

“Shqipëria kërkon revolucion”, ishte një tjetër thirrje në marshimin e qytetarëve, që është kthyer në një ritual të zakonshëm tashmë për Tiranën, prej pothuajse 1 muaji.

 

 

marshimi myslym shyri protestuesit

Lini një Përgjigje