TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2026, 22:30

“Zegjine na numëro, shih sa veta jemi sot”; oshëtijnë rrugët e Tiranës: PD-PS, dyshja komuniste

Shkruar nga Pamfleti
“Zegjine na numëro, shih sa veta jemi sot”; oshëtijnë
Marshimi në Tiranë

Mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Protesta e nisur në sheshin Skëndërbej, atje ku mblidhen në orën 19:00 protestuesit për të marshuar më pas në drejtim të Kryeministrisë, vijon në rrugët e Tiranës.

Tashmë marshimi i qytetarëve në segmente të ndryshme rrugore është kthyer në një proces normal, ndërsa në rreshtin e parë të atyre që udhëheqin marshimin janë flamujt kombëtar.

Nga Kryeministria, protestuesit marshuan në drejtim të Myslym Shyrit, më pas në rrugën Muhamet Gjollesha për të kaluar përgjatë bulevardit ‘Bajram Curri’.

“PD-PS, dyshja komuniste”, “Zegjine na numëro, shih sa veta jemi sot”, janë disa nga thirrjet që oshëtijnë në rrugët e Tiranës, të cilat pasohen me thirrjen “Ju erdhi fundi”, që i drejtohet klasës politike që ka qeverisur vendin në 35 vjet.

"Ne jemi shqiponja, nuk jemi flamingo", "Shqipëria kërkon revolucion", janë të tjera thirrje gjatë marshimit, i cili tregon rezistencën dhe vendosmërinë e protestuesve, që duket se ende nuk janë marrë seriozisht nga Kryeministri Edi Rama. 

marshimi tirane protesta

Lini një Përgjigje