Artisti i njohur ndryshe si “YE” ka falënderuar kryeministrin Rama për ndërtimin e një stadiumi enkas për koncertin e tij...
Këngëtari Kanye West ka reaguar për herë të parë për koncertin e mbajtur dje në Tiranë. Me një fjali të shkurtër në rrjetin social “X”, artisti i njohur ndryshe si “YE” ka falënderuar kryeministrin Rama për ndërtimin e një stadiumi enkas për koncertin e tij, si dhe shqiptarët të cilët e mirëpritën.
Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country
— ye (@kanyewest) July 12, 2026
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye West.
Vlen të theksohet se koncerti i West u përfshi në shumë polemika në vendin tonë, pas përfshirjes së qeverisë dhe përdorimit të fondeve të emergjencës për të mos lejuar anulimin e këtij eventi.
Kjo ndodhi pasi vetëm 25-30 mijë bileta u shitën deri pak ditë para koncertit duke lënë rreth 30 mijë të tjera të pa shitura. Qeveria ndërhyri dhe bleu biletat e mbetura me fodnet e emergjencave dhe më pas i shpërndau ato për administratën dhe anëtarët e Partisë Socialiste.
Por kjo duket se është vetëm maja e ajsbergut, pasi që në fillim ka pasur dyshime mbi financimin e ndërtimit të stadiumit. Pavarësisht se u tha që stadiumi do të ndërtohej nga vetë këngëtari, dyshohet se qeveria shqiptare mund të ketë investuar para të tjera për infrastrukturën dhe falënderimi i West për këtë ndez një dritë dyshimi të madhe.
Ndërkohë që pak minuta më parë Rama në një mesazh në rrjetet sociale për koncertin, fajësoi protestuesti për shpërdorimin e 4.2 milion eruove nga fondi i emergjencave për koncertin e West. Sipas tij, protestat kundër qeverisë trembën turistët e huaj që kishin planifikuar të vinin për të parë koncertin.
Lini një Përgjigje