TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 14:44

Skënder Hita vizitë në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Skënder Hita vizitë në Gjykatën e Posaçme, inspekton
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në GJKKO

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Posaçme, duke inspektuar kushtet e sigurisë.

Inspektimi vjen në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të standardeve të sigurisë në institucionet e drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese. 


Gjatë vizitës, Hita u shoqërua nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, gjyqtari Erion Bani.

Përkrah tij, kryepolici ka parë nga afër funksionimin e masave të marra për garantimin e sigurisë në institucion.

Skënder Hita vizitë në Gjykatën e Posaçme, inspekton
Inspektimi është përqendruar te gatishmëria e strukturave policore të angazhuara në ruajtjen e objektit, kontrollin e hyrje-daljeve dhe zbatimin e procedurave të sigurisë në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend.

skënder hita vizitë në gjykatën e posaçme

Lini një Përgjigje