Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kritikat për financimin e koncertit të Kanye West, duke argumentuar se ndërhyrja financiare ishte e domosdoshme për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të garantuar zhvillimin e një eventi me ndikim të madh ekonomik e turistik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se u vunë në dispozicion 4 milionë euro “në minutën e fundit”, për të shmangur dështimin e koncertit.
Sipas kryeministrit, kjo shumë është e nevojshme për të garantuar zhvillimin e një eventi ndërkombëtar që pritet të sjellë në Shqipëri rreth 25 mijë vizitorë nga rreth 80 vende të botës. Ai argumenton se koncerti do të ketë ndikim ekonomik për turizmin, bizneset dhe sektorin e shërbimeve, duke sjellë rritje të konsumit dhe promovim të Shqipërisë si destinacion turistik.
“Ky është një rast fantastik promovimi për Shqipërinë turistike dhe një mundësi për të stimuluar ekonominë”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.
Më tej, nënvizon se lidhur me koncertin po përhapen informacione të pavërteta duke e paraqitur atë si një shpenzim të panevojshëm publik.
“Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht. Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare”, shton Rama.
I pacipë! Rama, ky Kumbari gjakpirës. Le onkolpgjikun pa ilaçe, merr taksat e shqiptarve dhe i çon ne ahengje?! Kaq i perdalë, kaq armiqesor me popullin shqiptar!!!