TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 11:04

Operacioni i SPAK, sekuestrohen 138 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK, sekuestrohen 138 mln euro
SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar 138 milionë euro të depozituara në llogaritë bankare të noteres Amela Muka.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për fonde të paguara nga kompania “Albanian Land Development”, një prej administratorëve të së cilës ka qenë edhe Redi Struga.

Kjo kompani dyshohet se ka pasur rolin e ndërmjetësit në marrëdhëniet me kompanitë e vëllezërve Al-Kajat nga Katari.

Në kuadër të të njëjtit hetim, mësohet se SPAK ka vendosur nën sekuestro edhe pasuri në pronësi të Erion dhe Adrian Ramajt, nipër të Mirit të Gjikes.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se mes pasurive të sekuestruara janë edhe vila në Green Coast.

Hetimet vijojnë, ndërsa deri tani SPAK nuk ka dhënë detaje të tjera zyrtare lidhur me akuzat apo personat e përfshirë në këtë procedim.

Operacioni i SPAK, sekuestrohen 138 mln euro

operacioni i spak sekuestrohen 138 mln euro

Lini një Përgjigje