Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:
Miratohet amnistia penale dhe ndryshimet në Kodin Rrugor në Kuvend, ku 466 të dënuar pritet të lirohen menjëherë, ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Opozita bojkotoi votimin.
Në të njëjtën seancë, u miratuan edhe ndryshime të ashpra për sigurinë rrugore, përfshirë heqje të përhershme patente për shkelësit përsëritës dhe rregulla të reja për shoferët e rinj.
Qeveria vendosi të shkrijë Bordin e Transparencës për karburantet, pasi çmimet ndërkombëtare janë stabilizuar.
Në Policinë e Shtetit vijon riorganizimi i gjerë me 65 emërime drejtuesish.
Në Elbasan, pritet ekspertiza e trupit të 34-vjeçarit Eglant Koçi, i gjetur i pajetë, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim.
Në Lindjen e Mesme situata mbetet e tensionuar, me sulme të reja në Liban, ndërsa paralajmërimet për një El Niño ekstrem ngjallin shqetësime globale për motin dhe klimën.
Lini një Përgjigje