Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të qëndrueshëm.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës shtim të vranësirave të cilat përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje hera-herës deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.
Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje e juglindje në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje shiu të dobëta (përjashtuar vijën bregdetare). Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Lini një Përgjigje