TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 22:57

A ka ndikim të huaj në protestë? Karamuço: Di që po përgatitet një dosje, koha që autoritetet të dalin me fakte

Shkruar nga Pamfleti
A ka ndikim të huaj në protestë? Karamuço: Di që po
Karamuço

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi se do të duhet ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara të huaja në protestat në Tiranë.

Sipas tij, nuk është detyrë e njerëzve të thjeshtë të bëjnë gjyqe publike ndaj individëve të caktuar lidhur me bindjet apo indoktrinimin e mundshëm të tyre, pasi kjo është detyrë e shërbimeve sekrete.

Ai theksoi se është premtuar një dosje që do të bëhet transparente më vonë për publikun, në mënyrë që të kuptohet se çfarë prapavije ka pasur kjo protestë.

Ka ardhur koha që ne të bëjmë një dosje, ta deklasifikojmë dhe të themi se këta kanë qenë personat e përfshirë.

Ka një raport shumë të brishtë mes të drejtës së shprehjes dhe propagandës. Pra, ku është vija e kuqe, ku fillon propaganda dhe ku mbaron liria ime e shprehjes?

Kjo ka qenë së fundmi në komentet e ditëve të fundit për individë të veçantë, por këtë nuk mund ta bëjmë ne. Ka shërbime të caktuara që paguhen për këtë.

Për individë të veçantë thuhet se kanë qëllime apo prapavija të caktuara. Çfarë bindjesh kanë, a veprojnë me vullnetin e tyre apo janë paguar e orientuar? Ne kemi shërbime që duhet ta bëjnë këtë punë. Çdo ditë në tavolinën e kryeministrit shkon një dosje; është një detyrim i shërbimeve.

Por di që është dhënë një premtim se do të përgatitet një dosje për publikun më vonë, në mënyrë që secili të kuptojë se çfarë prapavije ka pasur kjo protestë”, tha Karamuço në emisionin Now në Euronews Albania. 

karamuco protesta

2 Komente

  1. S
    SALI Rama

    Po agjent i pare i huaj eshte djali yt i punesuar para 1.5 vite ne shik karamuco. Skeni lene me vende pa kapur e pa perdorur per interesat tuaja, e vlora hyseni ju ben qokat qe kerkoni ju per te folur ne favor te gjak piresit edj rama qe zvarr do hiqet neper rruge nga populli. Edi Rama tqr. RAMA NE BURG Berisha ne burg

    1. t
      t

      Presion i paster.

      Lini një Përgjigje