TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Qershor 2026, 17:30

Skandali/ “One Albania” ja hedh paq për rritjen e tarifave... faji u hidhet qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ “One Albania” ja hedh paq për rritjen e tarifave...
Një dyqan i "One Albania"

Skandali i One Albania”, Autoriteti i Konkurrencës: Faji i qytetarëve që nuk lexojnë kontratat

Kompania telefonike “One Albania” duket se do t’ia hedhë paq për rritjen e papritur të tarifave.

Teksa e gjithë bota po përballet me krizë financiare dhe rritje të çmimeve të naftës, One Albania nga muaji maj ka aplikuar tarifa të reja për shërbimet e saj duke u justifikuar me rritjen e inflacionit.

Autoriteti i Konkurrencës nisi një hetim për rritjen e këtyre tarifave, por duket se nuk do të ketë asnjë ndëshkim, dhe pranohet që vetë kompania deri diku ka futur në kurth abonentët.

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, ishte sot në Komisionin e Ekonomisë, ku u pyet nga opozita mbi rritjen e tarifave. Por sipas tij fajin e kanë qytetarët që nuk lexojnë kontratat. Sipas tij, në kontratat që të gjithë kanë firmosur me One e kanë të përcaktuar rritjen e tarifave në rast inflacioni.

Në kontratat përkatëse që qytetarët kanë nënshkruar, ndër ta me siguri edhe ne që jemi këtu klientë të One, në kontratën përkatëse që ne kemi firmosur, ju, unë, familjarët tanë që janë klientë të kompanisë One, parashikohet qartësisht, pavarësisht se me ato gërmat e vogla, në 3-4 faqe, që asnjë prej nesh nuk i lexon, mirë ose keq, që kompania ka të drejtën të indeksojë çmimet në rastin e rritjes së presioneve inflacioniste në treg”, tha Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

Më tej ai deklaroi se do të merren masa në mënyrë që të përcaktohen kritere të reja mbi kontratat e kompanive celulare, por nuk doli garant, me argumentin se institucioni i tij nuk ka gjë në dorë.

Ka qenë e parashikuar në kontratë kjo gjë dhe qytetari klient e ka pranuar, edhe pse pa e lexuar fare. Ju garantoj në emër të komisionit që në vendimin e ardhshëm... Ne nuk jemi përgjegjës. Në mënyrë të vazhdueshme shoh se si, edhe për shkak të protagonizmit tonë, ne marrim kritika të merituara. Nuk tërhiqem nga kjo gjë dhe sa mirë që na mbani në pozita pune, por ka institucione rregullatore: AKEP, AMA, AMF. Ne jemi kontrollorë, jo rregullatorë. Dhe këto marrëdhënie, si për shembull kontrata. Ne do të kërkojmë edhe gjobën që këto disa formula të riformulohen nga kompanitë. Ato kontrata janë të miratuara nga rregullatori sektorial”, tha Biba.

One Albania prej vitesh ka qenë në qendër të akuzave. Që pasi e morën hungarezët ka pasur mungesë shërbimi, qytetarët janë ankuar për mungesë interneti, sinjali, për rënie të serverit. Por teksa në Hungari pushteti ndryshoi dhe kompania mëmë e One Albania ndodhet përballë një furtune, hungarezët nxituan të rrisin tarifat në Shqipëri për të fituar më shumë. /Pamfleti

one albania

3 Komente

  1. S
    Shqipe

    O SHQIPE SHIKO SHPORTEN BAZË SA LA SHKUAR më atë merru. shko fotografo raftet ne markete se nuk rrihet vetem në shpi ose zyrë. kjo hyn te luksi. ka wifi gjithandej, ndaje me tjetrin po deshe. hall i madh. PO MERR PUBLIKO edhe studimin e ILIR CIKOS, për çmimet që i kemi gati dyfish edhe sa rajoni e Europa, me paga gjysëm, i bie e paguajmë 4-fish.

    1. T
      Tony

      Nuk eshte luks te kesh wifi sot kur edhe ne vendet ku njerezit jetojne ne xhungel perdoret. Kush ta mesoi kete teori Beogradi. Emrin Shqipe e mbajne vetem Shqiponjat. Njerezit kane te afert kudo ne bote e komunikojne e informohen per cdo gje, ndersa ti surrat na ben ideologji er wifi. Ne se flet per paketen normale te cmimeve qendro aty e mos u hap bythesh se shqyesh.

    2. V
      Vete iliri jam

      Ore felliqesire we talleSh me njerexit e thjeshte.po je para faktit Qe eShte baraz sikur te maresh nje kredi bsnkare dhe je rrjedhimisht oara faktit se duhet mare kur ne oerberje te kontrates jane felliqesirat tuaja se bashku me kompanite.ju jeni qe shkrite dhe ktijuat vetem 2 kompani celulare.e keto tallen bashke me ty dhe qeverine me njerezit e thjeshte.PO KY QELBESIR SPAK PSE HESHT.A NUK JENI JU PERFAQESUESIT LEGJITIME TE KETIJ KOMBI TE LODHUR SUBJEKTIVISHT NGA NJEREZ SI PUNA E ketyre Mostrave.CFARE QEVERIE ESHTE KJO.E TMERRESHME.CPO HEQ KY POPULL MJERAN!

      Lini një Përgjigje