Egnatia do të nisë të mërkurën rrugëtimin e saj në Champions League, duke u përballur me kampionët e Moldavisë, Petroçub, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues. Takimi do të luhet në stadiumin "Zimbru", duke nisur nga ora 19:00.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka përgatitur me kujdes këtë sfidë dhe synon të marrë një rezultat pozitiv, që do t'i japë avantazh për ndeshjen e kthimit dhe do ta afrojë me kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit.
Gjatë merkatos, Egnatia është përforcuar me disa futbollistë të rinj, duke ruajtur njëkohësisht bërthamën e ekipit kampion. Rrogozhinasit zhvilluan gjithashtu një fazë intensive përgatitore në Bullgari, të cilën e mbyllën me rezultate inkurajuese.
Ndërkohë, dita e sotme sjell edhe përballjet e ekipeve të tjera shqiptare në raundin e parë kualifikues të Champions League.
Në orën 18:00, kampionët e Kosovës, Drita, do të luajnë në transfertë ndaj skuadrës lituaneze Kauno Zalgiris. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Darius and Girėnas".
Ndërsa në orën 19:00, kampionët e Maqedonisë së Veriut, Vardari, do të presin në stadiumin "National Arena Todor Proeski" ekipin finlandez KuPS.
Ndeshjet e tjera të raundit të parë kualifikues në Champions League:
Ararat – Riga FC
Linkoln Red Imps – Inter Eskalades
Sabah Baku – TNS
Floriana – Shamrok Rovers
Borac Banja Luka – Levski Sofia
Tre Fiori – Larne
Klaksvik – Bisen
Vikingur - Gior
Lini një Përgjigje