Gazetari Vladimir Solovyev sulmon kryeministren italiane me epitete vulgare, Tajani thërret ambasadorin rus
Deklaratat e bëra nga gazetari rus Vladimir Solovyev në një program televiziv në Moskë rrezikojnë të shkaktojnë një përplasje të re diplomatike mes Italisë dhe Rusisë.
Gjatë emisionit “Polnyj Kontakt”, Solovyev sulmoi drejtpërdrejt kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke përdorur edhe gjuhë fyese. Ai e quajti Melonin një “idiote të certifikuar” që ka tradhtuar besimin e Trump.
"Turpi i racës njerëzore! Monstër natyrale, idiote e certifikuar! Giorgia Meloni prostitutë! Çfarë gruaje e shëmtuar. E keqe. Krijesë fashiste, që ka tradhtuar votuesit e saj, sepse kandidoi me slogane krejt të tjera. Tradhtia është emri i saj i dytë. Ajo tradhtoi edhe Trump-in, të cilit më parë i ishte betuar për besnikëri", deklaroi ai.
Il capo propagandista del Cremlino, Vladimir Solovyev, insulta Giorgia Meloni in russo e in italiano: «Vergogna della razza umana, idiota patentata, bestia, PuttaMeloni, feccia fascista, tradimento è il suo secondo nome».
— Marco Fattorini (@MarcoFattorini) April 21, 2026
Com’era quella storia che la Russia non è nostra nemica? pic.twitter.com/r4vDSUANrK
Pas këtyre deklaratave, presidenti italian Sergio Mattarella shprehu solidaritet me kryeministren dhe dënoi publikisht gjuhën e përdorur, duke e cilësuar atë të papranueshme.
Në reagim institucional, ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani njoftoi se ka thirrur ambasadorin rus në Romë për të paraqitur një protestë zyrtare. Në një deklaratë publike, ai i cilësoi komentet e Solovyev si “të rënda dhe ofenduese”, duke theksuar mbështetjen e plotë ndaj Melonit.
Marrëdhëniet mes Italisë dhe Rusisë janë të tensionuara prej kohësh, kryesisht për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të Italisë për Ukrainën. Vetëm pak ditë më parë, gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Romë, dy vendet nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në prodhimin e dronëve.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë ose figura publike ruse përdorin tone të ashpra ndaj institucioneve italiane. Edhe më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar në mënyrë të përsëritur presidentin Mattarella. /Pamfleti
Shume problem i madh, Meloni paska tradhetuar nje burre te ndershem e te virgjer,me emrin Donald, te cilin e pergaditen me dekada dhe e bene boss te pasurive te paluajtshme ( mund te mos jene te tij) dhe president te SHBA nepermjet agjentit te infiltruar pedofil Xh Epstein, te cilin me pas ja vrane ne burg, per ta qetesuar,por provat ja kane ruajtur per te mos devijuar. Ke po pasuron ky maskara me gjithe jete lemsh qe ka krijuar.
Solovyev është një shërbëtor besnik i Putinit, goja publike e tij. Në Itali atij i është sekuestruar një vilë dhe është i ndaluar kudo në Europë.
Problemi eshte se e gjithe bota e shtetet jane pushtuar nga kurva persona. Nga tia mbajne popujt e ngrate.