TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2026, 19:07

"Narkoterroristë të rrezikshëm"/ SHBA godet kartelin Sinaloa, kufizim vizash për 75 pjesëtarë të tij!

Shkruar nga Pamfleti
"Narkoterroristë të rrezikshëm"/ SHBA godet kartelin
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi vendimin më të fundit të Departamentit të Shtetit për vendosjen e kufizimeve të vizave ndaj 75 individëve të lidhur me kartelin Sinaloa.

Në një postim në rrjetin social X, Rubio deklaroi se masa prek anëtarë familjeje dhe bashkëpunëtorë të afërt të personave të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.

Ai theksoi se administrata Trump synon të forcojë sigurinë në Shtetet e Bashkuara dhe në rajon përmes këtyre masave.

“Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse”, shkroi Rubio në deklaratën e tij.

Rubio në X:  Administrata Trump vazhdon ta bëjë vendin dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të fortë. Sot, po ndërmarr hapa për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve që janë anëtarë familjeje ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.
@StateDept do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse.

 

Lini një Përgjigje