TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 17:49

Akuzohen për abuzim me fondet e BE-së për bujqësinë, Parlamenti grek u heq imunitetin 13 deputetëve

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohen për abuzim me fondet e BE-së për bujqësinë,

Me një shumicë të gjerë dhe pa dallime të theksuara midis grupeve parlamentare, Kuvendi grek miratoi sot kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar të 13 deputetëve, emrat e të cilëve figurojnë në dy dosjet e reja të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) lidhur me skandalin e madh të OPEKEPE-së.

Sipas raportimeve të mediave greke, të paktën 10 nga 13 deputetët e përfshirë votuan vetë në favor të heqjes së imunitetit të tyre, si dhe të kolegëve të tjerë. Në shumicën e rasteve, votat e vetme “kundër” heqjes së imunitetit erdhën nga deputetja Katerina Papakosta dhe deputeti i pavarur Kostas Floros.

Gjatë diskutimit në seancën plenare, të gjithë deputetët e përfshirë i’u drejtuan kolegëve të tyre nga të gjitha partitë, duke u kërkuar të votojnë pro heqjes së imunitetit. Ata theksuan se dëshirojnë të vërtetojnë pafajësinë e tyre para drejtësisë së zakonshme, pavarësisht se i konsiderojnë përfundimet e Prokurorisë Evropiane si të pabaza ose të rreme.

288 deputetë morën pjesë në votimin ata votuan respektivisht për secilën nga 13 depuetët si më poshtë:

- K. Papakostas: 287 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 1 deputet votoi kundër

- K. Karamanlis: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- I. Kefalogiannis: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- N. Mitarakis: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- K. Tsiaras: 285 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- K. Skrekas: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- D. Vartzopoulos: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- M. Senetakis: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- L. Vasiliadis: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- Chr. Boukoros: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- Th. Leontaridis: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- Char. Athanasiou: 285 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

- T. Hatzivasiliou: 286 deputetë votuan pro heqjes së imunitetit, ndërsa 2 deputetë votuan kundër

Pse u hoq imuniteti për 13 depuetët?

Çështja OPEKEPE ka të bëjë me një skandal të gjerë të dyshuar mashtrimi dhe keqpërdorimi të fondeve bujqësore të Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga Organizata Greke për Pagesa dhe Kontroll të Ndihmave Komunitare (OPEKEPE). Ky organizëm përgjigjet për shpërndarjen e mbi 2 miliardë eurove në vit si subvencione bujqësore nga BE-ja. Sipas hetimeve të EPPO-së, nga viti 2016 e deri në 2023 (dhe veçanërisht rreth vitit 2021), dyshohet se është krijuar një rrjet i organizuar që ka lejuar pagesa të paligjshme subvencionesh nëpërmjet deklaratave false për toka bujqësore, kullota imagjinare, zona të mbrojtura Natura ose pronë shtetërore.

Deputetët e implikuar akuzohen kryesisht për veprime si ndërhyrje ose presion ndaj zyrtarëve të OPEKEPE-së për të favorizuar disa fermerë ose klientë politikë, duke përfshirë akuza si nxitje në shkelje të detyrës, mashtrim kompjuterik dhe deklarata false me qëllim përfitim të paligjshëm. Skandali ka çuar tashmë në dorëheqje ministrash, në një gjobë rekord prej rreth 392 milionë eurosh nga BE-ja ndaj Greqisë, si dhe në mbylljen ose ristrukturimin e agjencisë OPEKEPE.

Heqja e imunitetit u bë e domosdoshme që Prokuroria Evropiane të mund të vazhdojë hetimet e plota, të mbledhë prova dhe të vendosë nëse do të ngarkohen penalisht deputetët për veprime që prekin interesat financiare të Bashkimit Evropian.

greqi imuniteti deputetëve fondet

Lini një Përgjigje