TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2026, 10:29

Organizonin lojëra fati, arrestohen 2 persona; sekuestrohen makineta, tavolina pokeri dhe çipsa 

Shkruar nga Pamfleti
Organizonin lojëra fati, arrestohen 2 persona; sekuestrohen makineta,
Organizon lojëra fati, arrestohen 2 persona

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa disa të tjerë janë shpallur pasi ishin të përfshirë në organizimin e lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve dhe veprimeve hetimore u zbuluan tre ambiente ku organizoheshin lojëra të ndryshme fati, ndërsa u sekuestruan makineri lojërash, tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për baste sportive.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë një 22 vjeçar, ndërsa shpallën në kërkim M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç. Sipas hetimeve, tre shtetasit dyshohet se organizonin lojëra fati në një ambient të marrë me qira në rrugën "Aleks Çaçi". Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dy makineta lojërash fati, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Ndërkohë, në prangat e bluve ra edhe një 39-vjeçar, pasi në lokalin që administronte me qira në Bathore u sekuestruan një makinetë dhe një telefon celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Po ashtu ka nisiur procedimi penal ndaj shtetasve S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç dhe F. D., 67 vjeç. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën "Irfan Tomini", secilit prej tyre iu gjet nga një telefon celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive.

"Finalizohet operacioni i koduar “Last Bet”, ku si rezultat janë zbuluar 3 lokale ku organizoheshin lojëra të ndryshme fati.

Si rezultat i kontrolleve dhe i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u goditën 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasi G. Zh., 22 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, pasi dyshohet se organizonin lojëra fati, në një ambient në rrugën “Aleks Çaçi”, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim. Në këtë ambient u gjetën 2 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasi G. S.(J.), 39 vjeç, pasi në lokalin me qira që administronte, në Bathore, u gjetën 1 makinetë dhe 1 celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç dhe F. D., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet secilit celular që dyshohet se përdorej për organizimin e basteve sportive", njofton policia.

lojera fati

Lini një Përgjigje