TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2026, 21:15

Delegacioni iranian mbërrin në Pakistan, Trump: Do negociojmë me ata që janë në krye!

Shkruar nga Pamfleti
Delegacioni iranian mbërrin në Pakistan, Trump: Do negociojmë me
Momenti i mbërritjes së delegacionit iranian

Delegacioni iranian ka mbërritur në Islamabad për takimin autoritetet pakistaneze. Ambasada e Iranit në Pakistan konfirmoi lajmin përmes një publikimi në platformën X, duke shpërndarë gjithashtu një foto nga momenti i mbërritjes.

Sipas njoftimit të ambasadës, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të zhvillojë bisedime që përfshijnë çështje dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Deklarata nuk jep detaje shtesë mbi agjendën konkrete të takimeve.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni është në proces negociatash me përfaqësuesit aktualë të Iranit. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Trump tha se pala iraniane ka shprehur gatishmëri për dialog dhe synon të arrijë një marrëveshje.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA-të planifikojnë të paraqesin një ofertë që synon adresimin e kërkesave të tyre në raport me Iranin. Ai nuk specifikoi natyrën e ofertës apo afatet e mundshme të negociatave.

 

 

 

Lini një Përgjigje