TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2026, 20:01

Bisedimet në Islamabad, Shtëpia e Bardhë: Kemi parë disa përparime nga Irani ditët e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet në Islamabad, Shtëpia e Bardhë: Kemi parë disa

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi se Shtëpia e Bardhë ka parë njëfarë progresi nga iranianët. Sipas saj, ky progres solli edhe udhëtimin e Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime.

"Sigurisht që kemi parë njëfarë progresi nga pala iraniane në dy ditët e fundit. Përsëri, presidenti ka marrë vendimin për të dërguar Steve dhe Jared për të dëgjuar iranianët, kështu që do të shohim se çfarë kanë për të thënë", u tha ajo gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten.

I pyetur nga CNN nëse kjo do të thotë që SHBA-të kishin marrë “propozimin e unifikuar” që Presidenti Donald Trump po kërkon nga Irani, Leavitt nuk tha asgjë. Ajo theksoi se shpresonte që të arrihej një përparim nga ky takim.

“Shpresojmë të arrihet përparim dhe shpresojmë që nga ky takim të vijnë zhvillime pozitive, dhe do ta shohim”, tha ajo.

shba islamabad

Lini një Përgjigje