TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 10:28

"Jemi të gatshëm për raudin e ri të negociatave", Irani: Kushti që i kemi vendosur SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti
"Jemi të gatshëm për raudin e ri të negociatave",
Amir-Saeid Iravani

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir-Saeid Iravani, deklaroi se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara, me kusht që Uashingtoni të heqë bllokadën ekzistuese.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë ‘shkeljen e armëpushimit’ përpara çdo raundi të ri negociatash”, tha ambasadori Amir-Saeid Iravani për median iraniane Shargh.

"Sapo të heqin bllokadën, raundi tjetër i negociatave do të mbahet në Islamabad", tha ambasadori në OKB, duke shtuar, " Irani është i përgatitur për çdo skenar".

"Ne nuk kemi qenë iniciatorë të agresionit ushtarak. Nëse ata kërkojnë një zgjidhje politike, ne jemi gati. Nëse ata kërkojnë luftë, Irani është gati edhe për këtë", tha ai.

Deklaratat e Iravanit vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Teheranit dhe Uashingtonit, ku çështjet e sigurisë rajonale dhe programit bërthamor mbeten në qendër të mosmarrëveshjeve. Referimi ndaj Islamabadit si vend i mundshëm për negociata sugjeron përpjekje për të gjetur terren neutral për rifillimin e dialogut diplomatik.

Ndërkohë, Agjencia iraniane e lajmeve Mehr raporton se Garda e Revolucionit Islamik (IRGC) është gati të përballet me çdo agresion të ri dhe do të “shkaktojë goditje shkatërruese” mbi “asetet e mbetura të armikut” në rast të luftimeve të ripërtërira.

IRGC  ndërkohë thekson nevojën për vigjilencë gjatë një “fushëbeteje të heshtur” dhe për monitorimin e veprimeve të armikut gjatë “të ashtuquajturit armëpushim”.

Situata mbetet e ndjeshme dhe zhvillimet e ardhshme do të varen nga hapat konkrete të palëve në raport me kushtet e vendosura për negociata. 

negociatat shba-iran

Lini një Përgjigje