TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Janar 2026, 17:44

“Ndërhyrja në sistemin gjyqësor, hap pas në rrugën drejt BE-së”/ Vuçiç i përgjigjet Marta Kos: Ligjet në përputhje me Kushtetutën!

Shkruar nga Pamfleti
“Ndërhyrja në sistemin gjyqësor, hap pas në
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është përgjigjur kritikave të Komisioneres Europiane, Marta Kos, mbi një sërë ligjesh gjyqësore të miratuara dje. Vuçiç tha se nuk e dinte pse Kos e kritikonte atë, sepse ai as nuk i kishte lexuar ato ligje.

“Kontrollova kushtetutshmërinë e ligjit sepse kjo është puna ime. Nuk e di se si është një hap prapa kur nuk kemi bërë asnjë hap përpara për katër vjet. Ku po shkojmë tani? Varet nga autoritetet kompetente të merren me të dhe do të merren me të në të ardhmen”, tha Vuçiç.

I pyetur në lidhje me kundërshtimet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Vladan Petrov, ndaj ligjeve të miratuara, Vuçiç tha se ai është një njeri serioz dhe se nuk e ka vënë re se ka pasur ndonjë kundërshtim të madh.

“Mora siguri nga bashkëpunëtorët e mi se ligjet janë në përputhje me Kushtetutën. Në fund të fundit, kjo është e vetmja gjë që më intereson. Ajo për të cilën mund të ankohem është se duhet të kishte pasur një diskutim të gjerë publik”, tha Vuçiç teksa theksoi se ndryshimet nuk do të vijnë në kurriz të interesave të qytetarëve.

Kujtojmë se deputetët e Parlamentit në Serbi miratuan ndryshimet në grupin e ligjeve të sistemit gjyqësor të propozuara nga partia Progresive serbe e presidentit Vuçiç, të cilat sipas opozitës shtojnë kontrollin e qeverisë mbi sistemin gjyqësor dhe zvogëlojnë kompetencat e këshillit të lartë të Prokurorisë në vend.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit. Ajo theksoi se se pavarësia e gjyqësorit mbetet një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe një kriter thelbësor për afrimin me BE-në.

vuçiç kos be

Lini një Përgjigje