TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2026, 22:35

Dy aksidente në Fier dhe Librazhd/ Plagoset një grua, një tjetër bllokohet në mjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dy aksidente në Fier dhe Librazhd/ Plagoset një grua, një
Aksidenti në Librazhd

Dy aksidente rrugore janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në akse të ndryshme rrugore të vendit, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale.

Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur zyrtarisht për qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej automjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur lirimin e saj. E lënduara është marrë nga ekipet e urgjencës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e Policisë, të cilat po hetojnë për shkaqet e aksidentit.


Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në aksin nacional Lushnje–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan. Dy automjete janë përplasur, ndërsa si pasojë një e moshuar ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip Benz ka goditur nga pas një automjet tip Volkswagen. Në momentin e përplasjes, në vendngjarje kanë qenë forca të ushtrisë, të cilat kanë ndihmuar në disiplinimin e trafikut deri në mbërritjen e Policisë Rrugore.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të të dyja ngjarjeve dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksidentet.

librazhd fier

Lini një Përgjigje