Shkaku i incidentit u zbardh nga autoritetet më shumë se pesë vite pas ngjarjes, përmes një raporti zyrtar të Komisionit të Kontrollit dhe Inspektimit në Seul.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku si pasojë e një gabimi njerëzor, janë përplasur dy avionë luftarakë gjatë një misioni ajror.
Autoritetet ia atribuojnë fajin një gabimi njerëzor, konkretisht përdorimit të telefonave celularë nga pilotët për të filmuar dhe fotografuar gjatë fluturimit.
Shkaku i incidentit u zbardh nga autoritetet më shumë se pesë vite pas ngjarjes, përmes një raporti zyrtar të Komisionit të Kontrollit dhe Inspektimit në Seul.
Ngjarja kishte ndodhur mbi qytetin Daegu gjatë një misioni fluturimi. Pavarësisht përplasjes, pilotët mbijetuan pa lëndime, ndërsa dëmet në avionë i kushtuan ushtrisë rreth 440 mijë paund për riparime.
Sipas raportit, një nga pilotët kishte vendosur të bëjë fotografi për të dokumentuar fluturimin e tij të fundit me njësinë, një praktikë që në atë kohë ishte e përhapur. Ai kishte njoftuar paraprakisht për këtë qëllim.
Piloti fluturonte si avion shoqërues dhe ndiqte avionin kryesor. Gjatë kthimit në bazë, ai filloi të përdorte telefonin për të bërë fotografi, ndërsa në të njëjtën kohë, piloti i avionit përpara kërkoi që të regjistrohej video e avionit shoqërues.
Për të qenë më i dukshëm në pamje, piloti i avionit të dytë kreu një manovër kthimi, duke i afruar rrezikshëm dy avionët. Përpjekja e avionit kryesor për të shmangur përplasjen nuk pati sukses.
Dy avionët F-15K u përplasën, duke pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme strukturore.
Pas incidentit, piloti i avionit të dytë u pezullua nga detyra dhe më vonë u largua nga ushtria, duke kaluar në aviacionin civil.
Fillimisht, ndaj tij u vendos një gjobë prej rreth 400 mijë paundësh për të mbuluar dëmet, por ai e kundërshtoi vendimin. Pas rishqyrtimit, autoritetet vendosën që ai të paguajë vetëm një pjesë të shumës, duke theksuar edhe përgjegjësinë e forcave ajrore për mungesën e rregullave të qarta mbi përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë fluturimeve.
Lini një Përgjigje