TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 13:03

Kriza me çmimin e naftës; Mitsotakis shpall subvencione për karburantin, bonus qeraje dhe 150 euro për çdo fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Kriza me çmimin e naftës; Mitsotakis shpall subvencione për

Ndërkohë, në Shqipëri nuk janë ndërmarrë masa për të mbështetur qytetarët përballë kësaj situate. Çmimet rriten, arka e shtetit mbushet, kurse qytetarët mbetën krejtësisht të pa përkrahur përballë kësaj krize.

Qeveria e Greqisë ka prezantuar një paketë prej tetë masash për të përballuar rritjen e çmimeve, me synim mbështetjen e fermerëve, blegtorëve dhe të gjithë qytetarëve grekë, si pasojë e ndikimit që ka shtrenjtimi i naftës në kostot e jetesës.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis theksoi se ndërhyrjet synojnë të kthejnë tepricën fiskale në shoqëri, duke adresuar drejtpërdrejt rritjen e kostove në energji, prodhim dhe konsum.

Mbështetje për energjinë dhe bujqësinë

Në sektorin energjetik, subvencioni për naftën zgjatet edhe për muajin maj, me një mbështetje prej 20 cent për litër. Masa synon të ulë barrën e kostove, veçanërisht për sektorët prodhues si bujqësia dhe blegtoria.

Ndërkohë, subvencioni prej 15% për plehrat kimike zgjatet deri në gusht, në funksion të mbështetjes së fermerëve dhe stabilizimit të çmimeve të produkteve bujqësore.

Lehtësime për familjet dhe qiramarrësit

Qeveria ka rritur kufijtë e të ardhurave për përfitimin e rimbursimit të qirasë, duke zgjeruar bazën e përfituesve dhe përfshirë më shumë familje në skemë.

Ndihmë për familjet me fëmijë

Parashikohet një pagesë e drejtpërdrejtë prej 150 euro për çdo fëmijë, si mbështetje për përballimin e kostove të përditshme.

Mbështetje për pensionistët

Ndihma vjetore për pensionistët rritet në 300 euro, ndërsa zgjerohen kriteret për përfitim, duke përfshirë më shumë kategori në nevojë.

Masa për borxhin privat

Paketa përfshin edhe masa për menaxhimin e borxhit privat, përmes zgjerimit të mekanizmave të ristrukturimit dhe mundësisë për shlyerje me këste.

Këto ndërhyrje vijnë në një kohë kur rritja e çmimit të naftës po reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e kostove të jetesës për qytetarët grekë dhe sektorët prodhues.

Si qëndron Shqipëria? 

Ndërkohë, në Shqipëri nuk janë ndërmarrë masa për të mbështetur qytetarët përballë kësaj situate. Çmimet rriten, ndërkohë qytetarët mbetën krejtësisht të pa përkrahur përballë kësaj krizës. Nuk ka skema subvencionimi apo bonuse të ngjashme, ndërsa mbështetja për fermerët dhe blegtorët mbetet e kufizuar.

Subvencioni i drejtpërdrejtë për naftën është hequr dhe është zëvendësuar me forma të tjera mbështetjeje, të cilat mbeten të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostove.

Ky zhvillim thekson diferencat në qasjen e dy vendeve për menaxhimin e krizës së kostos së jetesës. 

 

kriza me cmimet rritja e cmimit te naftes mitsotakis pakete ndihmash

Lini një Përgjigje