Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion të fortë ekonomik ndaj Iranit, ndërsa ky i fundit refuzon të negociojë një marrëveshje të qëndrueshme paqeje. Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Ne po e mbytim plotësisht ekonominë e tyre përmes kësaj bllokade. Ata po humbasin 500 milionë dollarë në ditë. Ishulli Kharg është plotësisht i mbushur, nuk mund të lëvizin naftën brenda dhe jashtë. Si pasojë e këtij presioni ekonomik që presidenti Trump ka ushtruar mbi ta, ata nuk mund të paguajnë as njerëzit e tyre”, u shpreh Leavitt.
Ajo shtoi se presidenti amerikan është i kënaqur me këtë nivel presioni, ndërsa pret reagimin e Teheranit.
Deklaratat e saj pasqyrojnë qëndrimin e administratës amerikane për të përdorur masa ekonomike si mjet kryesor për të detyruar Iranin drejt negociatave, ndërsa nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga pala iraniane.
Lini një Përgjigje