TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 21:46

Teherani kundërshton Trump: Asnjë grua nuk ishte dënuar me vdekje

Shkruar nga Pamfleti
Teherani kundërshton Trump: Asnjë grua nuk ishte dënuar me vdekje
Foto ilustruese

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili pretendoi se Irani kishte anuluar ekzekutimin e tetë grave.

Sipas medias “Iran International”, sistemi gjyqësor iranian ka deklaruar se këto pretendime bazohen në “lajme të rreme” dhe se asnjë nga gratë në fjalë nuk ishte dënuar me vdekje.

Nuk kishte asnjë grua në pritje për ekzekutim, ndaj dënimi i tyre nuk mund të revokohej”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Në të njëjtën kohë, autoritetet në Teheran akuzojnë Trump se po “përpiqet të fabrikojë suksese mbi bazën e informacioneve të rreme”.

Reagimi vjen pasi një ditë më parë presidenti amerikan njoftoi se tetë gra iraniane nuk do të ekzekutoheshin, duke e paraqitur këtë si rezultat të ndërhyrjes së tij.

 

grate iran

Lini një Përgjigje