TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2026, 11:13

"Tani do të jem një baba më i përkushtuar"/ Fjalimi i fundit emocional i Starmer si kryeminsitër 

Shkruar nga Pamfleti
"Tani do të jem një baba më i përkushtuar"/
Starmer përqafon bashkëshorten pas dorëheqjes

I emocionuar dhe me zërin që herë pas here i thyhej, Sir Keir Starmer i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij të dorëheqjes familjes, duke rezervuar fjalë të veçanta për bashkëshorten e tij, Victoria, të cilën e përshkroi si “shkëmbin” që e ka mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik.

Duke reflektuar mbi periudhën në krye të qeverisë britanike, Starmer tha se pas largimit nga posti do të përqendrohet më shumë tek familja dhe roli i tij si bashkëshort dhe baba.

“Kur të lë punën më të madhe në vend, do të kaloj më shumë kohë në punën më të rëndësishme, duke qenë bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time fantastike Vic, e cila ka qenë një shkëmb pranë meje në kohë të mira dhe të këqija, dhe duke qenë babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të bukur që janë krenaria dhe gëzimi im", u shpreh Starmer.

Gjatë fjalimit, kryeministri britanik nuk fshehu emocionet, ndërsa falënderoi edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët që e kanë shoqëruar në vitet e fundit të karrierës së tij politike.

Starmer tha se është mirënjohës ndaj “të gjithë atyre miqve dhe kolegëve që kanë qenë në krahun tim për këto gjashtë vitet e fundit për përkushtimin, shërbimin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme”.

Ai shprehu falënderime edhe për stafin e Downing Street dhe administratën publike britanike, duke vlerësuar punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Dua të falënderoj stafin e shkëlqyer të Nr. 10 dhe shërbimin civil të jashtëzakonshëm të vendit tonë, të cilët ia kushtojnë jetën e tyre shërbimit publik”, shtoi ai.

Dorëheqja e Starmer vjen pas një periudhe të vështirë politike dhe presioni në rritje mbi qeverinë e tij. Largimi i tij shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në politikën britanike, ndërsa vendi pritet të hyjë në një fazë të re të tranzicionit politik. Pavarësisht sfidave që shoqëruan mandatin e tij, fjalimi i lamtumirës u dominua nga mesazhet personale, falënderimet dhe rëndësia që ai i dha familjes, të cilën e cilësoi si mbështetjen më të madhe gjatë gjithë karrierës së tij publike.

Dorëheqja e pritshme e kryeministrit britanik Keir Starmer shënon fundin e një prej eksperimenteve më të shkurtra politike në historinë moderne të Britanisë. Njeriu që në korrik 2024 mori një shumicë dërrmuese parlamentare dhe i dha fund 14 viteve të qeverisjes konservatore, po largohet nga Downing Street pas vetëm dy vitesh në pushtet, i braktisur nga deputetët, ministrat dhe një pjesë e madhe e elektoratit të vet.

doreheqja e starmer

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ik thyej qafen e na ler te qete. Njelloj doli edhe ky si ai Indioni hajdut.

    Lini një Përgjigje