TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2026, 08:25

Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të këqijat, kemi shpenzuar miliarda dollarë për të mbrojtur Italinë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një serie deklaratash publike të shkëmbyera mes dy liderëve javën e fundit.

Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të
Donald Trump dhe Meloni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar sërish kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Duke komentuar postimin e tij të fundit në rrjetin social Truth, Trump akuzoi Melonin për një qëndrim të padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe rolit të tyre në mbrojtjen e aleatëve.

“Siç e dini, ne po trajtohemi shumë keq, edhe nga kryeministrja juaj, e cila është sjellë shumë keq ndaj atyre që kanë shpenzuar mijëra, miliarda dollarë për të mbrojtur Italinë. Kur kërkuam thjesht një shenjë mirënjohjeje, na thanë jo. Po flas për NATO-n në përgjithësi, jo vetëm për vendin tuaj. Megjithatë, ajo ka qenë ndër më të këqijat”, deklaroi Trump.

I pyetur gjatë një interviste për Tgcom24, nëse po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, presidenti amerikan shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Nuk dua t’jua them”, u përgjigj ai shkurt.

Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë përshkallëzuar pas një serie deklaratash publike të shkëmbyera mes dy liderëve javën e fundit.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, Trump u shpreh kritik ndaj Melonit, duke deklaruar se ishte zhgënjyer nga qëndrimi i saj në lidhje me çështjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Meloni më mbështeste me fanatizëm, por nuk e dua as si fanse, sepse nuk më qëndroi pranë, as ajo dhe as NATO, kur lindi çështja e Ngushticës së Hormuzit”, tha presidenti amerikan.

Më herët, Trump kishte deklaruar për median italiane La7 se kryeministrja italiane i ishte lutur për të realizuar një foto së bashku gjatë samitit të G7, duke shtuar se “i kishte ardhur keq për të”.

Deklaratat e presidentit amerikan sollën reagimin e menjëhershëm të Giorgia Melonit, e cila përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X i cilësoi pretendimet e Trump si “një shpikje të pastër”.

“Deklaratat e Donald Trump janë një shpikje e pastër. Jam sinqerisht e habitur. Nuk e di përse presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij”, u shpreh Meloni.

Kryeministrja italiane shtoi se është zhgënjyese që Trump tregon më shumë tolerancë ndaj kundërshtarëve të Perëndimit sesa ndaj aleatëve tradicionalë të SHBA-së.

“Ka diçka që duhet ta kujtojë, as unë dhe as Italia nuk i lutemi kurrë askujt”, deklaroi ajo.

trump-meloni

Lini një Përgjigje