
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka ngatërruar sërish emrat e shteteve, këtë herë Groenlandën me Islandën.
Gjatë fjalimit të tij në Davos, ai ngatërroi 14 herë Groenlandën, duke iu referuar ishullit, por emrin ia thoshte ‘Islanda’.
“Ata nuk na mbështesin në Islandë, mund t’ju them këtë. Dua të them, tregu ynë i aksioneve pati rënien e parë dje për shkak të Islandës. Pra, Islanda na ka kushtuar shumë para”, tha presidenti amerikan, në një fragment nga fjalimi i tij duke iu referuar Groenlandës.
Donald Trump i ka bërë vazhdimisht thirrje Danimarkës që t’ia lëshojë Grenlandën SHBA-ve dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të fituar kontrollin e ishullit në të kaluarën. Megjithatë, në fjalimin e tij në Davos, ai tha se “nuk do të përdorte forcë”.
Kujtojmë se më herët, Trump ngatërronte Armeninë me Shqipërinë, teksa fliste për armëpushimin e ndërmjetësuar nga veta ai mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Po te studioni me shume artin e komunikimit Donald J Trump nuk do shkrunit articulate skandaloz te qellimshem per mashtrim opinioni. Donald Trump nuk ben gave ne emertime apo fjali eshte kod komunikimi. Edolukoni veten se jeni bere qesharake, mir inteligjencen por ju ofendoni dhe injorancen se jeni edhe me injorante se injoranca
Ke te drejte qe nuk ben gafa por eshte ne te vertete toy car me telekomande qe komandohet nga ata qe kane qindra e mijera miliarda te marre ndonje kothere prej tyre. Hap syte e informohu me pare se te besh terr verr verr. Me injorancen e tij talle tere Amerika se e ka fjalorin me minimumin e fjalete te gjuhes se folur. Nuk udhehiqet shteti e bota me mashtrues hajdute kazinosh te falimentuar disa here. Emrin e ke te madh por mos kujto se je si Pirroja i Madh o zhuls qe ofendon popullin tend Ilir.