TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2026, 17:09

Trump e shet marrëveshjen me Iranin si triumf: Bota është më e sigurt dhe Amerika respektohet më shumë

Shkruar nga Pamfleti
Trump e shet marrëveshjen me Iranin si triumf: Bota është më
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë një mesazh triumfues, pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Irani. Ndonëse shumë media dhe analistë të ndryshëm ndërkombëtarë e kanë quajtur një dështim paktin me Iranin, Trump duket se nuk e sheh si të tillë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “TruthSocial”, Trump paraqet një pasqyrë perfekte të mënyrës se si po funksionon bota pas marrëveshjes që ai nënshkroi. Sipas Trumpit, nafta po qarkullon në Hormuz, Irani nuk do të ketë armë bërthamore dhe Amerika ka fituar respekt si kurrë më parë.

“Nafta po rrjedh, Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore (bota do të jetë e sigurtë!), tregu i aksioneve po gjallërohet, vendet e punës janë në rritje dhe çmimet po bien. Vendi ynë është i fortë, i sigurtë dhe i respektuar si kurrë më parë”, shkroi Trump.

trump pakti irani

Lini një Përgjigje