TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2026, 07:41

Trump habit Londrën: Dështoi keq me emigracionin, Starmer do të dorëhiqet si kryeministër i Britanisë

Shkruar nga Pamfleti
Trump habit Londrën: Dështoi keq me emigracionin, Starmer do të
Keir Starmer dhe Donald Trump

Pas përplasjes me Giorgia Melonin e Italisë, presidenti i SHBA është hedhur në sulm ndaj Britanisë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kryeministri britanik Keir Starmer “do të japë dorëheqjen”, në një kohë kur mediat britanike po raportojnë gjerësisht për mundësinë e largimit të tij nga posti.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se “Keir Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar”, pa dhënë detaje shtesë apo burime që mbështesin këtë pretendim.

Sipas agjencisë britanike PA, Trump nuk ka zhvilluar bisedime me Starmer që nga takimi i tyre në samitin e G7, i mbajtur më herët gjatë javës.

Në postimin e tij, presidenti amerikan kritikoi politikat e kryeministrit britanik, duke i cilësuar emigracionin dhe energjinë si dy fushat ku, sipas tij, Starmer ka dështuar.

“Ai dështoi keq në dy tema shumë të rëndësishme, emigracionin dhe energjinë”, shkroi Trump, duke përsëritur thirrjen e tij për zgjerimin e shfrytëzimit të burimeve të naftës dhe gazit në Detin e Veriut.

Ndërkohë, një zëdhënës i Downing Street iu referua deklaratës së fundit të Starmer, i cili të premten tha se mbetet i fokusuar në detyrat e tij si kryeministër.

“Ka ende shumë punë për të bërë dhe kjo është ajo ku jam i përqendruar. Për këtë jam zgjedhur, për t’i shërbyer vendit tim”, deklaroi Starmer.

Nga ana tjetër, sekretari britanik për Biznesin, Peter Kyle, tha për BBC se Starmer po reflekton mbi “realitetet politike” të momentit dhe do të veprojë në atë që konsideron interesin më të mirë të vendit.

Spekulimet për të ardhmen politike të Starmer janë shtuar ditët e fundit, ndërsa mediat britanike raportojnë se ai mund të njoftojë vendimin e tij që të hënën.

trump-starmer

Lini një Përgjigje