TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2026, 13:06

Incidentet te Komisariati Nr. 3, reagon ministri: Autorët të dalin para ligjit, asgjë nuk na ndal

Shkruar nga Pamfleti
Incidentet te Komisariati Nr. 3, reagon ministri: Autorët të dalin
Incidenti në Komisariatit Nr. 3 në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura mbrëmjen e së shtunës pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku një grup protestuesish hodhën sende të forta në drejtim të godinës së policisë.

Lamallari thotë se dënon këto akte dhune, që sipas tij janë përshkallëzuar nga rrjetet sociale dhe nga aktorë të ndryshëm publik.

“Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme, vijon me nxitje në rrjetet sociale dhe përfundon me akte dhune që nuk kanë vend në Shqipërinë europiane”, shkroi ministri.

Ai akuzoi gjithashtu ata që, sipas tij, kanë ushqyer tensionet përmes komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale, duke shtuar se dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

“Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare dhe asgjë nuk na ndal”, përfundon Lamallari.

incidentet te komisariati nr. 3

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Kjo nuk eshte "Shqiperi europiane", o ti minister sherbetor i regjimit te drogës. Kjo Shqiçeria e sotme, nen pushtimin tuaj, eshte nje Shqiperi Arubiane. Shqiptaret jane te vendosur qe kete ta ndryshojnë përfundimisht.

    Lini një Përgjigje