TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2026, 10:02

“Vladimir, njerëzit kanë frikë nga ti”: influencerja ruse Victoria Bonya kritikon Putinin

Shkruar nga Pamfleti
“Vladimir, njerëzit kanë frikë nga ti”: influencerja
Influencierja ruse

Videoja me mbi 26 milionë shikime në Instagram shtyn Kremlinin të reagojë ndaj kritikave

“Vladimir Vladimirovich, njerëzit kanë frikë nga ti”. Kështu nis një video e publikuar ditët e fundit në Instagram nga influencerja ruse Victoria Bonya, e cila i drejtohet drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin.

Bonya nuk njihet si figurë opozitare. Ajo është një influencuese e njohur në fushën e bukurisë dhe stilit të jetesës, me mbi 13 milionë ndjekës, me linjën e saj të produkteve kozmetike dhe me famë të madhe në Rusi pas pjesëmarrjes në versionin rus të “Big Brother”. Aktualisht jeton në Principatën e Monakos.

Në videon e saj, ku shfaqet me një stil të thjeshtë dhe ton të qetë, ajo bën një kritikë të drejtpërdrejtë: “Njerëzit kanë frikë nga ti, blogerët kanë frikë nga ti, artistët kanë frikë nga ti, guvernatorët kanë frikë nga ti. Dhe ti je presidenti i vendit tonë”.

Videoja ka arritur mbi 26 milionë shikime dhe rreth 1.3 milionë pëlqime. Në të, Bonya rendit disa nga problemet që, sipas saj, po përballen qytetarët rusë: kufizimet qeveritare mbi përdorimin e rrjeteve sociale dhe internetit, reagimin e ngadaltë të shtetit ndaj përmbytjeve në Dagestan dhe mënyrën e ashpër të menaxhimit të asgjësimit të bagëtive në Siberi.

Fakti që një influencuese kaq e njohur kritikon hapur Kremlinin konsiderohet i rëndësishëm, pasi pasqyron një pakënaqësi më të gjerë në shoqëri. Megjithatë, ajo që bie në sy është se Bonya është e njëjta person që, katër vite më parë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, kishte publikuar një video ku shkatërronte një çantë Chanel në shenjë proteste ndaj vendimit të kompanisë franceze për të ndaluar shitjet në Rusi dhe për të mbyllur dyqanet në Moskë, në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian. “Nëse Chanel nuk i respekton klientët, pse duhet ta respektoj unë? Mirupafshim”, kishte deklaruar ajo në atë kohë.

Në videon e fundit, Bonya ngre edhe një shqetësim tjetër: “E dini cili është rreziku? Që njerëzit të pushojnë së pasuri frikë, të ndihen si një sustë e ngjeshur dhe një ditë ajo sustë të shpërthejë”.

Duhet theksuar se deklaratat e saj nuk përfshijnë kritika të drejtpërdrejta ndaj politikave të Putinit apo luftës në Ukrainë, por fokusohen te klima e frikës dhe mungesa e besimit.

Sipas raportimit të medias italiane, reagimi i Kremlinit ka qenë i pazakontë: autoritetet kanë pranuar ekzistencën e kritikave dhe kanë deklaruar se po punojnë për të adresuar problemet e ngritura nga influencerja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Виктория Боня (@victoriabonya)

 

rusi putin influencere

Lini një Përgjigje