Presidenti ukrainas paralajmëron se Kievi do të ndërmarrë veprime nëse Bjellorusia nuk largon pajisjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje udhëheqësit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të tërheqë pajisjet ushtarake të vendosura pranë kufirit me Ukrainën, duke vendosur një afat prej një jave për zbatimin e kërkesës.
Në një deklaratë publike, Zelensky tha se nuk i konsideron problem komentet e Lukashenkos, por shprehu shqetësim për praninë e pajisjeve ushtarake që, sipas tij, përdoren për të koordinuar ose drejtuar sulme ndaj territorit ukrainas.
“Nuk jam i ofenduar nga fjalët e Lukashenkos, por përgjatë kufirit me Ukrainën ndodhen pajisje që rregullojnë zjarrin ndaj Ukrainës. Po jap një javë kohë që ato të tërhiqen; në të kundërt, do të veprojmë vetë”, deklaroi Zelensky.
Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Kievit dhe Minskut, ndërsa Ukraina vijon të monitorojë nga afër aktivitetin ushtarak përgjatë kufijve të saj veriorë.
Lini një Përgjigje