Familja Trump po forcon praninë e saj në Ballkan përmes një serie projektesh luksoze që shtrihen nga Shqipëria në Rumani, duke e kthyer rajonin në një hapësirë të re investimi për interesat e saj financiare. Projekti më i fundit në Transilvani, me vlerë mbi 500 milionë dollarë, pason iniciativa të ngjashme në Shqipëri dhe Serbi dhe sinjalizon një strategji më të gjerë zgjerimi. Këto zhvillime kanë nxitur shqetësime mbi ndërthurjen e biznesit me ndikimin politik, si dhe mbi mënyrën se si vende me institucione më të brishta po hapin rrugë për projekte të tilla, shpesh pa një debat të gjerë publik dhe transparencë të plotë...
Familja Trump duket se ka kthyer vëmendjen drejt Ballkanit, jo në kuptimin tradicional të politikës së jashtme amerikane, por në funksion të interesave të saj financiare. Pas projekteve të diskutuara në Serbi dhe Shqipëri, radha i ka ardhur Rumanisë, ku një investim i ri po merr formë.
Sipas Bloomberg, Organizata Trump ka siguruar një leje fillestare për një zhvillim luksoz në qytetin Cluj-Napoca, në zemër të Transilvanisë. Projekti, me një vlerë mbi 500 milionë dollarë, përfshin një hotel 30-katësh “Trump Tower”, apartamente të nivelit të lartë dhe një fushë golfi. Në plan është edhe një kullë e dytë në Bukuresht. Eric Trump pritet të udhëtojë në Rumani për të nisur personalisht punimet, duke e kthyer këtë investim në një prioritet të drejtpërdrejtë të familjes.
Zyrtarisht, projekti është ende në fazë lejesh dhe kërkon miratime të mëtejshme. Por fakti që një investim i këtij niveli avancon me shpejtësi në një treg si ai rumun ngre pyetje mbi mënyrën se si projekte të tilla gjejnë terren të favorshëm në rajon. Raportime të Neë York Times kanë përmendur shqetësime ligjore dhe mjedisore, një element që shfaqet shpesh në investime të mëdha në zona me rregullim të dobët.
Rumania, megjithatë, nuk është një rast i izoluar. Lëvizjet e fundit tregojnë një interes të qëndrueshëm të familjes Trump për Ballkanin. Donald Trump Jr. ka zhvilluar vizita në rajon për të kërkuar mundësi biznesi, ndërsa Jared Kushner, përmes Affinity Partners, ka tentuar projekte të ngjashme në Serbi, një prej të cilave u anulua pas kundërshtimeve lokale.
Në këtë panoramë, Shqipëria po bëhet një hallkë e rëndësishme. Projekti për zhvillim turistik në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit ka hyrë në agjendën e investimeve të lidhura me familjen Trump. Vizita e Ivanka Trump në Tiranë dhe takimi i saj me kryeministrin Edi Rama e kanë vendosur këtë projekt në një nivel që tejkalon një marrëdhënie të zakonshme biznesi.
Këto zhvillime krijojnë një model të qartë: investime të mëdha, në sektorë strategjikë si turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, në vende ku nevoja për kapital është e lartë dhe ku qeveritë janë të gatshme të ofrojnë hapësirë. Në këtë kontekst, kufiri mes biznesit privat dhe ndikimit politik bëhet i paqartë.
Ndryshe nga investimet tradicionale ndërkombëtare, këto projekte lidhen drejtpërdrejt me një familje që mban pushtet politik në SHBA. Kjo e vendos Ballkanin në një pozicion të ndjeshëm: si një treg në zhvillim që kërkon investime, por edhe si një hapësirë ku mund të projektohen interesa që shkojnë përtej ekonomisë.
Nëse projekti në Rumani do të realizohet sipas planit, ai do të jetë vetëm një tjetër hap në një prani në rritje. Pyetja që mbetet është nëse kjo prani është thjesht ekonomike, apo pjesë e një strategjie më të gjerë ndikimi, ku përfitimi financiar dhe pesha politike ecin paralelisht. /Pamfleti
Or Trump ti kete hallall po frika eshte te kelyshet cifute qe Shqiperine e kane pasur gjithnje enderr te ngulen ne te. Hapni ato te shkreta libra te historise ta mesoni te verteten.