Kryeministri Edi Rama tërhoqi edhe një herë vëmendjen në samitin e NATO-s, jo për ndonjë fjalim apo marrëveshje, por për zgjedhjen e tij në veshje. Ndryshe nga liderët e tjerë, ai u paraqit me kostum të kombinuar me atlete të bardha, një stil që e ka bërë tashmë pjesë të paraqitjeve të tij në aktivitetet ndërkombëtare.
Një moment që u komentua ishte ai kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tërhoqi vëmendjen presidentit amerikan Donald Trump te atletet e bardha të kryeministrit shqiptar, duke i treguar ato me gisht.

Trump hodhi një vështrim të shkurtër në drejtim të Ramës, pa bërë ndonjë koment publik për këtë episod.
Veshja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re as nga prestigjiozja britanike The Guardian, e cila i ka kushtuar një vëmendje të veçantë look-ut të kryeministrit shqiptar. Kombinimi? Një kostum serioz blu, me një palë atlete të bardha.

“Në një tjetër moment nga “moda e NATO-s”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq me atletet e tij karakteristike, ngjyrë të bardhë”, shkruan The Guardian, duke e rreshtuar Ramën si një nga thyesit më të mëdhenj të tabuve të modës në diplomacinë botërore.
Arnavutluk Başbakanı Edi Rama fotoğraf çekimine beyaz spor ayakkabılarıyla katıldı. Erdoğan’ın gözleri ayakkabıya gitti. pic.twitter.com/t6wHse4sy2
— Haber Aktif (@haberaktifcom) July 8, 2026
medet shqipja qfar kryeministri e perfaqson
Karagjoz patetik!
Po mire, pretendon se duhet te veshe kepuce ortopedike atletike, pse nuk mund te perdore te zeza por vesh te bardha? Kur nuk behesh famos, behu infamoz te te duket vehtja famoz.