Në tetor 1993, ishte Sali Berisha nëpërmjet PD, ai që refuzoi miratimin e rezolutës së paraqitur në parlament nga të ish- të përndjekurit politikë, për të dënuar krimet e Enver Hoxhës dhe heqjen e 2 dekoratave “Hero i Popullit”…
Në çdo fjalim nga ballkoni, Sali Berisha e quan qeverinë e PS, si vazhduese pasardhësve të ish-krerëve e shërbëtorëve të diktaturës komuniste; gjë që është e vërtetë, por nga ana tjetër është edhe një demagogji e pështirë, kur kjo thuhet prej Saliut, i cili ishte i preferuari në vilat e Enver Hoxhës.
Në qeverinë e Edi Ramës, ka bijë, bija, nipër, mbesa e dhëndurë të ish-drejtuesve të diktaturës, por vetë Sali Berisha, pas 22 marsit 1992 kur u bë president, krijoji dhe mbajti lidhje ekonomike me familjarët e diktatorit Enver Hoxha, duke bërë biznese me ta.
Në tetor 1993, ishte Sali Berisha, nëpërmjet PD, ai që refuzoi miratimin e rezolutës së paraqitur në parlament nga ish- të përndjekurit politikë, për të dënuar krimet e Enver Hoxhës dhe heqjen e 2 dekoratave “Hero i Popullit”.
Mos dënimi i krimeve të komunizimit, mos dënimi i figurës së Enver Hoxhës dhe mbushja e qeverisë së PD me bijtë e bllokut dhe hetuesit e diktaturës, ishin shkaqet e konfliktit të ish-të përndjekurve me Sali Berishën, por Sali Berisha vazhdon lidhjet me familjen e diktatorit.
Më 29 tetor 2018, “Pamfleti” publikoi me dokumente, faktin që Liri Berisha ishte ortake me mbesën e Enver Hoxhës, te biznesi “Fëmijët Shqiptarë”; të cilin, ajo e quan fondacion, për të fshehur miliardat që ka zhvatur me projekte nga qeveria e donacione nga bizneset, gjatë 8 viteve që kishte burrin kryeministër.
Në biznes- fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, zonja “non grata” Liri Berisha, vazhdon të jetë ortake me Valbona Sokol Hoxhën, nëpërmjet bashkëshortit Genc Boga, të cilin Liria e ka ortak me 50%, por në Qendrën Kombëtare të Biznesit e ka deklaruar “Anëtar Bordi”.
Burri i mbesës së Enver Hoxhës është i lirë të merret me biznes, siç bën biznes dhe me Liri Berishën; por Sali Berishës, nuk ia beson askush hipokrizinë me ulërima kundër ish- shefit të diktaturës, mbasi bashkë me familjarët e tij, bëjnë biznes e ndajnë milionat, madje kanë punë të përbashkëta në studiot ligjore të Argitës e Shkëlzenit.
Mos u çuditni, por Argita Berisha dhe burri i mbesës së Enver Hoxhës, më 20 tetor 2018, përgatitën dhe shfaqën dokumentarin “Kohën e bëjnë njerëzit”, me temë denoncimin e krimeve të diktaturës komuniste, por pa përmendur emrin e diktatorit Enver Hoxha./Pamfleti
Lini një Përgjigje