TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Gusht 2024, 19:31

Ura mbi Ibër aty do të jetë, edhe pasi të vdisni si Martti Ahtisaari, o të mjerë!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Ura mbi Ibër aty do të jetë, edhe pasi të vdisni si Martti

Gjithsesi, në respekt të të vdekurve, Amaneti i Martti Ahtisaarit për Urën e Ibrit, mbase duhet rishikuar nga këta të gjallët, që edhe në kanë hesape të vjetra me Albinin, të mos e përziejnë urën në pazare të pista.

Amaneti i Martti Ahtisaarit për Urën e Ibrit, na bën sot të kërkojmë ura bashkimi në logjikën e të gjallëve.

Ura mbi lumin Ibër, më shumë se të ndajë duhet të bashkojë, edhe pse gjithë bota po lufton aty mbi urë me Albin Kurtin që betohet, se gjithë urat mbi lumenj shërbejnë që të kalojnë njerëz dhe mjete.

Po ç’rëndësi ka ç’thotë kryeministri i Kosovës, edhe i kësaj ure e këtij lumi, kur i ndjeri Martti Ahtisaari, i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe fitues i çmimit Nobel për Paqen, konformë marrëveshjes me emrin e tij, e bllokoi Urën fill pas luftës së vitit 1999, pasi duhet marrëveshje e madhe e Serbisë dhe e gjithë perëndimit me shqiptarët e Kosovës, të kalohet përmbi urë apo jo.

Qarkullimi i mjeteve mbi urën kryesore të lumit Ibër, sipas Ahtissarit, por edhe sipas Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, nuk do të çelte hapësira për Ballkanin e Hapur dhe nuk do e bënte Serbinë lider të rajonit të mafies.

“Thika” që pret damarët e kohës nëpër amanetet e figurave si Ahtisaari, pas perdeve të strategjive politike, ngjan e “helmuar”.

Për punë të mëdha kërkohen sakrifica sublime.

Që Albin Kurti të mos i afrohet Urës së Ibrit, por nëse e ka nostalgji kalimin e lumit të shkojë pak më tej, tek ura tjetër, nuk ngjan dënim i madh.

Edhe që Albini e sfidon BE-në, KFOR-in dhe NATO-n, se doni apo jo ju, ura do të bëhet e kalueshme sipas Kushtetutës së Kosovës, nuk është se krijon dhe aq shumë rrëmujë këtej.

Zemërohen ca nga Beogradi e Moska si dhe ca maskarenj që pasi të vdesin si Ahtisaari, do lakohen nga banorët autoktonë këtej si të mjerë që lanë pas ngatërresa, por ura dhe lumi këtu do të jenë e vendasit do i gëzojnë e mbrojnë.

E ka provuar edhe një herë tjetër të vritet me dëshirë Albini, apo jo?!

Ju e mbani mend, më 25 mars 2020, pa i bërë ende 50 ditë jetë, Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua si antiamerikane.

Me tezat si këto të urës mbi Ibër sot, se marrëveshjet sekrete Hashim Thaçi- Edi Rama- Aleksandër Vuçiç për shitjen e veriut të Kosovës, Albin Kurti edhe pse u “pushkatua” publikisht, as u vra as ndërroi mendje se urat mbi lumenj në gjithë botën shërbejnë për të bashkuar jo për të ndarë.

Gjithsesi, në respekt të të vdekurve, Amaneti i Martti Ahtisaarit për Urën e Ibrit, mbase duhet rishikuar nga këta të gjallët, që edhe në kanë hesape të vjetra me Albinin, të mos e përziejnë urën në pazare të pista.

Ura mbi Ibër aty do të jetë, edhe pasi të vdisni si Martti Ahtisaari o të mjerë!/Pamfleti

ura mbi ibër martti ahtisaari

Lini një Përgjigje