TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Janar 2026, 20:43

Të enjten votuan Ramën, sot e rrëzuan nga pushteti me fishekzjarre!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Të enjten votuan Ramën, sot e rrëzuan nga pushteti me
Myslim Murrizi

Kjo “qeveria teknike” ka që nga 2023 që thuhet në çdo miting e dalje publike, por në 35 vite janë bërë 3 qeveri teknike dhe të gjitha me marrëveshje PD-PS, e asnjëra nga mitingjet.

Opozita është mision i vështirë, por fisnik, dhe të bësh protestë është normë në një shoqëri formalisht pluraliste. Por të thuash se do bëjmë “revolucion” dhe do rrëzojmë qeverinë më datë 24, dhe në 25 është Rama prapë kryeministër, madje i votuar në datë 22 edhe nga disa deputetë të opozitës, nga servilizmi, frika apo pazari, për të përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes, është jo mashtrim por tallje.

Shishet e benzinës janë shumë normale, se ndodhin kudo në çdo vend të botës së qytetëruar, por fishekzjarret nuk i kuptova dot!!!!!

Ndoshta ka qenë “ekzaltim” nga fjalimet e forta të LSI dhe videoklipi në anglisht i shfaqur në monitor që i dha tonin tubimit.

Po nesër???

Po të hënën???

Po të martën e çdo ditë tjetër që hajdutët me emrin qeveri vjedhin, çfarë do bëjmë???

Kjo “qeveria teknike” ka që nga 2023 që thuhet në çdo miting e dalje publike, por në 35 vite janë bërë 3 qeveri teknike dhe të gjitha me marrëveshje PD-PS, e asnjëra nga mitingjet.

Tani, meqë votuat Ramën të enjten dhe u gëzuat shumë që Ivanka do marrë Sazanin, a mund të na thoni se a keni bërë ndonjë “marrëveshje” me Ramën për qeveri “teknike”, se me fishekzjarr nuk më besohet se Rama ikën nga qeveria, sidomos pasi ju detyroi ta votonit në parlament të enjten.

Qeveritë rrëzohen me votë dhe votat mbledhen me besim, e besimi vjen nga kauza të drejta e parimore dhe me individë të besueshëm, e jo sharlatanë që kërcejnë prehër më prehër dhe kanë frikë nga vota, por shtyhen si derrat në grazhd për të siguruar një vend në listë me servilizëm, mashtrim e lëpirje.

protesta pd murrizi

Lini një Përgjigje