
Ai është pushtues i Partisë Demokratike, ndërsa pushtetin politik që po vijon ta kërkojë, ai e ka patologji.
Kjo opozitë është e degraduar në fjalimet e saj politike, për faktin që atë nuk po e pranon populli.
Dhe po dëgjoj që ne media fliten mendime pa asnjë fakt dhe pa asnjë lidhje logjike.
Një opozitë që humb zgjedhjet tre herë rresht, duhet të ndërrojë kryetarin. Por kryetari na thotë: më kanë manipuluar rezultatin.
Por pa asnjë fakt.
Dhe momenti më qesharak është se kryetari duhet të japë dorëheqjen. Por dorëheqjen e tij, siç e kemi thënë, e ka shumë shqetësim Rama, sepse një kryetar i ri i Partisë Demokratike, vjen e krijon një frymë të re politike në Shqipëri
Po çfarë do të ndodhë?
Asgjë e veçantë, kështu siç është situata politike dhe kjo gjendje politike, nuk mund të ndryshojë dhe për disa vjet.
Një gjendje e tillë mendore opozitare, nuk e gjen në asnjë vend evropian, sepse kjo që po shohim nga opozita është një koshiencë mesjetare për shtetin dhe politikën. Sepse, kulti i individit në një parti që lufton për pushtet, kur personi i kultit partiak nuk ka vota në elektorat, e bllokon mundësinë e partisë së tij që të fitojë zgjedhjet.
Po Saliu pse nuk ikën?
Ai është pushtues i Partisë Demokratike, ndërsa pushtetin politik që po vijon ta kërkojë, ai e ka patologji. Ka një ndjenjë provinciale Saliu në sigurimin e parasë së paligjshme që ka si familje, por edhe në kërkesën për pushtet: pse, a mund të vijë si kryeministër në Shqipëri një individ që është i shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Asnjëherë.
Atëherë?
Asgjë sepse: humbja e humbjes së humbjes e dëmton Saliun në elektoratin e djathtë, dhe e ka dëmtuar kaq shumë mendërisht elektoratin e djathtë në Shqipëri, sa që ai nuk beson më se mund të fitojë zgjedhjet.
Po Saliu?
Kot të merremi me të, sepse ai nuk është në politikë, por është vazhdimisht në gjykatë si i akuzuar për korrupsion dhe kuptohet se po e shqetëson dënimi penal që mund të marrë edhe në Gjykatën e Apelit, sepse një dënim penal e përjashton nga politika. Dhe po kuptohet se Saliu tani është derdhur kundër SPAK në një krah dhe në krahun tjetër po shkon me mendim absurd se mund të bëjë kryengritje sot në datën 24 janar 2026.
Atëherë?
Asgjë. Saliu kuptohet që është i pashpresë, dhe tani këtë, po shihet se e ka kuptuar i gjithë elektorati i djathtë.
Atëherë?
Asgjë.
Sepse në politikë, humbësi i vijueshëm në tre apo katër zgjedhje rresht, që po e kërkon pushtetin për të ardhur në pushtet si kryeministër, kuptohet se e ka nevojë të jetës së tij. Por të gjithë përpjekjen e tij Saliu e ushtron për të shpëtuar kështu paratë e fituara me korrupsion, prandaj kuptohet se nuk mund të thuhet që ai është në një sistem mendor të qartë.
Atëherë?
E gjithë kjo lojë absurde e Saliut, kuptohet që është në favor të Edi Ramës.
Atëherë?
Asgjë - frika e Saliut se mos gjykata që e ka si të akuzuar mund t'i konfiskojë të gjithë pasurinë familjes Berisha, e ka sjellë atë ndërkohë që të arsyetojë me një arsye infantile.
Atëherë?
Të shohim se cili do të jetë dënimi penal përfundimtar që SPAK do t'i japë Sali Berishës.
Sa të jetë Saliu gjallë , nuk ka qetësi , zhvillim , integrim , është antishqiptar , tërbuar , mjerë ata që skuptojë dhe i venë akoma mbrapa , turp i madh , , prandaj dhe Rama ri në pushtet , në krye të një populli të varfër
Ata që i venë mbrapa e kuptojnë që çke ne të sepse ata janë si ai. Nuk duan shtet, nuk duan drejtësi, duan kaos, duan anarki. Janë fundërrina neandertalë shpellash.
Or AvoKOT, Berishen se do populli thua. Edhe ke te drejte por te jesh i sigurt se edhe ty as te do populli , as shikuesit , as shoqeria, as Femrat (se ke pagu 7500 € per te bere zerin seksi) , por ja qe as ti nuk iken. Studio me studio flet broçkulla por nuk iken, pse ? Sepse te kerkojne drejtusit e emisioneve, perse te duan? Se broçkollit ato qe duan ata qe ti te broçkollitesh. Pse ? Sepse i sherben terthorazi Pushtetit.
Thuaj edhe je nje sahan lepires i te gjithe O byth sapun….!!