TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Maj 2026, 17:32

Zoja Shkodër asht' Dashni!

Shkruar nga Elisa Spiropali
Zoja Shkodër asht' Dashni!
Elisa Spiropali

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse barcaletat më të rrezikshme, më me spec kundër diktaturës, ato që përmes humorit evidentonin anët më të errëta dhe më kriminale të diktaturës, para se me ardh në Tiranë, janë shpik në Shkodër.

Zoja Shkodër asht' Dashni për disa arsye.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse qytetet dallohen dhe mburren, për shembull, ngaqë njëri ka pranë një kështjellë të famshme, tjetri lumë që vjen nga larg duke u spërdredhur mes maleve, tjetri urë të famshme, tjetri mal të lartë, tjetri liqen të magjishëm, tjetri det, e kështu me radhë.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse është i vetmi qytet në botë që nuk ka 1, por krejt mrekullitë e botës.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka kala hijerëndë me legjendën më drithëruese dhe më të bukur në botë. Jo e bukur vetëm për me habit vizitorët me legjenda. E bukur sepse ka bërë efektivisht luftëra nga më të tmerrshmet.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka det.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 por 3 lumenj, Drinin, Kirin, Bunën.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka Urën e Mesit që është urë nga më mahnitëset në botë.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 mal, por mu në oborr të Saj, krejt Alpet e egra dhe madhështore.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër ka Kisha dhe Xhami me histori jashtëzakonisht interesante.

E të tjera, e të tjera.

Por Zoja Shkodër asht' Dashni edhe sepse ka;

Qytetari' me ia pasë zili,

Histori frymëndalëse,

Natyrë, ngjyra, aroma, marramendëse.

Klimë të pakonkurrueshme,

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit shkodranë nuk ngjajnë me askënd në botë, veçse me veten e vet.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse diktaturën, në mënyrën më inteligjente, më therëse, më ironike, më bukur dhe më hidhur prej krejt nahive të tjera të Shqipërisë, e ka tallë, e ka përqeshë, Zoja Shkodër, Zojat dhe Zotnitë shkodranë.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse barcaletat më të rrezikshme, më me spec kundër diktaturës, ato që përmes humorit evidentonin anët më të errëta dhe më kriminale të diktaturës, para se me ardh në Tiranë, janë shpik në Shkodër.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse zërat më të bukur, tingujt më të fuqishëm, këngët më melodioze të vjetra dhe të reja, e kanë shtëpinë, ku tjetër veçse te Zoja Shkodër?!

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse në krejt botën, natën poshtë dritares apo dikund tjetër, për me lyp Dashuri i këndohen serenata të dashurës, e shumta të fejuarës. E Zoja Shkodër asht' Dashni edhe sepse Zoja Shkodër asht i vetmi qytet në botë, aq i butë e aq i bukur, aq plot me dashuri, ku serenata i këndohet edhe Nuses. Kënga e mrekullueshme "Serenatë Nuses" asht' prova.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit e Zojës Shkodër e bëjnë dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër nuk është tamam-tamam qytet.

Shumë më tepër se qytet, Zoja Shkodër asht' muzë frymëzuese për gjithkënd që i afrohet, e kupton, e ndjen.

Zoja Shkodër asht' Dashni sepse Zoja Shkodër, tu e dit' sa fort e du, ma fal që nuk ia imitova si duhet Dialektin.

16 MAJ, 2023

zoja shkodër elisa spiropali

3 Komente

  1. K
    Kompozitoret

    Moj Elisa Spiropali ke ba nje esse krejt me te hek trunin, ma te gjetme sgjendet mo.... Nje tash edhe nje nxanes i klases se 7te do ta kish me pas zili. I ke rreshtue te tana , emire ke ba se Shkodra per at qytet qe ash ne vedi e meriton ket levdate. Por ke harrue: 1. Shkodra ves te tanave qe ka ,por ka edhe nje Liqen ma te bukuren ndan tyne, asht magji e madhe. pse ti Spiropali e ke harrue? 2. Shkodra ne historine e saj te madhe asht vendi i MUZIKANTEVE te Shqiperise. Dhjetra prej korifejve te muzikes (te te tana llojeve) kane qene me origjine prej Shkodre. 3. Qytet metropol deri ne 1945. Tregtare dhe pasanik shqiptare me emer . Krenaria e ketij Kombi. 4. E shume te tjera vec atyre qe permend Ti e Une ,qe une nuk i di......... 5. Po sot a me thuj ku je? Porsi Lisi irrezuem perdhe Shkojne Bota sipri e te shkelin me kambe Burrat e dheut s'te thojne mo nane..... Keto mund ti themi edhe per Shkodren Ketij qyteti qe natyra dhe zoti i ka fal pa kursim , gjithe bukurite . Por dicka i mungon qe mue sma ba goja me e thone... jam Jugor me origjine por jam mundue me perdor at dialekt aq te bukur, pa cka sa nuk e di sae kam arrit. Tung!

    1. F
      Feti Dema

      Nuk kanë nevojë shkodranët me jua rrit lavdinë një politikane. "Serenatën e nuses" mos kujto se do ta zvetënojë vallja jote me 'prijsit' e rilindjes socialiste në Shkodër. Shkodranët nuk harrojnë vrasjet makabre të djemëve të saj në 2 Prill. Pa drejtësi nuk ka pajtim . Nuk ka as reflektim. Ngjarjet makabre u përsëritën në 21 Janar . Prap viktima të pa fajshme. Prap përgjegjës shteti. Po kush flet , vepron dhe urdhëron për vrasje, me pretekstin se po shpëton shtetin? Kjo e meriton një hetim në themel . Vrasjet nuk parashkruhen.

      1. T
        Tony

        Të gjitha rreshtat janë qarë me lot. Vetëm rreshti i barcaletave në kohën e diktaturës sikur nuk përkonte me realitetin. Më të hidhurat barcaleta dilnin në Tiranë e mbaronin me fjalët, ka thonë Shkodroni.

        Lini një Përgjigje