TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 11:47

"A ka vdekur njeri?"/ Prindërit e autorit shpërthejnë në akuza: I morën djalit 180 mijë paund

Shkruar nga Pamfleti
"A ka vdekur njeri?"/ Prindërit e autorit shpërthejnë
Prindërit e autorit

Prindërit e Refit Buzit, 35-vjeçarit që vrau e ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe rrëmbeu ish-të fejuarës në Fier, kanë folur për herë të parë mbi ngjarjen e rëndë dhe marrëdhënien e djalit të tyre me Rozalindën.

Sipas tyre, konflikti mes dy familjeve kishte nisur prej kohësh dhe lidhej me marrëdhënien e çiftit dhe paratë që Refit Buzi kishte fituar gjatë emigrimit në Angli.

Prindërit e autorit pretendojnë se çifti kanë qenë të fejuar për rreth nëntë vite dhe se gjatë kohës që djali i tyre punonte në Angli, ai i dërgonte vazhdimisht para Rozalindës. Sipas nënës së tij, këto para nuk kanë përfunduar te e reja, por janë mbajtur nga familjarët e saj, çka është bërë shkak sipas familjarëve edhe për konfliktet mes tyre.

“Djali ia dërgonte paratë Rozalindës”, kanë deklaruar prindërit e 35-vjeçarit, duke pretenduar se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme.

Prindërit e Refit Buzit kanë rrëfyer se djali ishte kthyer në Shqipëri prej tre vitesh dhe se mëngjesin e ngjarjes ishte larguar nga banesa me armën e gjahut, pa u vënë re nga familjarët.

“Po bënte 3 vite që ishte kthyer në Shqipëri. Se është marrë dhe me mua nëpër spitale. Ishte mbrëmë në shtëpi. U ngrit herët në mëngjes, mori dhe çiften pas dere. Nuk e pamë. E ka marrë që në darkë i bie. Kur erdhi policia këtu, na kërkoi çiften, e pamë nuk ishte. Ai ishte në hall të madh. I kemi rënë disa herë në telefon djalin, dhe nuk e ka hapur. A ka vdekur kush nga ata? Nuk dimë çfarë t’i themi më. Edhe po të kisha vdekur tani, nuk kam ça them me. Nuk e mendoja kurrë tërë jetën. Po shkoj 82 vjeç dhe nuk e kisha menduar kurrë. Ajo vajza thoshte që unë dua, por s’më do babai me nënën. I kam thënë djalit; këto të ardhura i ndani në gjysmë, por prindërit e saj nuk kanë pranuar”, ka deklaruar babai i autorit.

Familjarët pretendojnë se Refiti i ka dhënë ish-të fejuarës një shumë prej 180 mijë paunësh. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë të gjitha rrethanat dhe pretendimet e ngritura nga palët.

krimi ne roskovec

Lini një Përgjigje