TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 09:17

Kapet me armë zjarri 43-vjeçari në Bërxullë 

Shkruar nga Pamfleti
Kapet me armë zjarri 43-vjeçari në Bërxullë 
Arma e sekuestruar

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në fshatin Bërxullë të Tiranës, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje. Arma u sekuestrua së bashku me krehërin dhe 7 fishekë.

Arrestimi i Juljan Konit u krye mbrëmjen e djeshme në kuadër të kontrolleve të shtuara që policia po zhvillon në zonë pas vrasjes së 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, ngjarje e ndodhur po në Bërxullë.

Policia bën të ditur se operacioni i koduar “Risku” u zhvillua pas informacioneve operative dhe hetimeve të kryera për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për identifikimin e personave që mund të jenë të përfshirë në ngjarje kriminale.

“Arrestohet në fshatin Bërxullë, një 43-vjeçar që mbante pa leje, në banesë, pistoletë me municion.

Sekuestrohen arma e zjarrit, si dhe krehri i saj, me 7 fishekë.

Si rezultat i punës parandaluese, të bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarje kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda finalizuan operacionin e koduar “Risku”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u krye kontroll në banesën e shtetasit J. K., 43 vjeç, në fshatin Bërxullë.

Në banesë u gjet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe 7 fishekë, që posedohej pa leje, nga 43-vjeçari, i cili në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

 

armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje