TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2026, 12:52

"Ai njeri ishte i frikshëm", Artan Tafani: Si Laert Haxhiu gjobiti me 1 milion euro biznesmenin në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti

"Ai njeri ishte i frikshëm", Artan Tafani: Si Laert Haxhiu

Artan Tafani, i penduar i drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj grupit kriminal të Laert Haxhiut, ka dhënë dëshmi lidhur me një rast gjobëvënieje ndaj një biznesmeni në Lushnje.

Gjatë rrëfimit të tij, Tafani e përshkroi Laert Haxhiun si një person që ushtronte frikë dhe terror ndaj njerëzve që kishte pranë, duke thënë se ata jetonin vazhdimisht nën presionin dhe kërcënimet e tij.

“Ai (Laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim me frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak më shumë hatrin. Ne i kishim vënë gjobë një biznesmeni në Lushnje, një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milonë euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, land shyti, i thonë “mustaqe kuqi”.

Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”. Në e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës e marrim e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Biznesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, dmth atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea, por mbiemrin s’ja kujtoj”, ka rrëfyer Tafani.

 

 

Lini një Përgjigje